SHBA: Ukraina furnizohet me “kapacitete të forcuara mbrojtëse”

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë vendosur që Ukrainën ta furnizojnë me “kapacitete të forcuara mbrojtëse” për ta ndihmuar “në zmbrapjen e mëtejshme të agresionit”, transmeton REL.

Konsiderohet se kjo është një lëvizje që e thellon involvimin amerikan, derisa Uklraina lufton kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësja e Departametit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha mbrëmë vonë në Uashington se ndihma ka për qëllim ta ndihmojë Ukrainën, e cila për një kohë të gjatë ky synuar t’i shtojë kapacitetet për “mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj dhe për ta zmbrapusr mëtutje agresionin”.

Në këtë deklaratë nuk janë specifikuar llojet e armatimit, por rrjeti CNN dhe agjencia Associated Press, duke cituar zyrtarë të paemëruar amerikanë, kanë raportuar se në këto armatime përfshihen raketat antitank të tipit, Javelin.

Zëdhënësja Nauert tha se “ndihma e Shteteve të Bashkuara, për nga natyra, është tërësisht mbrojtëse dhe siç kemi thënë gjithmonë, Ukraina është vend sovran dhe ka të drejtë ta mbrojë vetveten”.

Konstantin Kosachev, anëtar i njohur i Këshillit të Federatës Ruse, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, këtë lëvizje e ka quajtur si hap kah lufta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button