Disa arsye të mira përse të vizitoni Zvicrën në dimër

Një parajsë autentike e dimrit, midis tokës dhe qiellit. Zonat më të larta të skive në Zvicër, me mbi 2000 kilometra, shpatet dhe bora e sigurt. Këto janë disa nga arsyet e shumta për të zgjedhur Vallese si destinacion pushimi dimëror.

Ajri i pastër, bora e papërlyer: mesatarja e orëve me diell, e jashtëzakonshme për një rajon alpin, shkon krah për krah me një klimë të pazakontë, në një rajon që ka deri në 45 majanë një lartësi mbi 4 mijë metra, shkruan Bordo.al. 

Zonat më të larta të skive në Zvicër gjenden në Vallese. Pozita e saj unike e bën Valles-n rajonin zviceran më të mbuluar me dëborë. Çfarëdo destinacioni i zgjedhur, në Valais të gjithë mund të përjetojnë përvoja unike dhe të pakrahasueshme deri në mes të prillit.

Valles i pret të gjithë entuziastët me mbi 2000 kilometra shpatet, të ndara në tridhjetë e gjashtë zona skishë. Kush dëshiron të shpëtojë nga jeta e përditshme dhe të përballet me sfidat e natyrës këtu do të gjente gjithçka kërkon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button