Atanasoski: Lista zgjedhore akoma në dispozicion në ueb faqen e KSHZ-së

Edhe pse është e jashtëligjshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në ueb faqen e vet akoma e ka Listën zgjedhore prej të cilës pa problem mund të shihen adresat e çdo qytetari, pavarësisht nëse është kryeministër ose Ministër i Mbrojtjes, tha sot drejtori i Agjencisë për Posta, Vllatko Atanasoski.

Kjo, siç theksoi, është vepër penale për të cilën të gjithë kompetentët mund të shkojnë në burg, por njëherësh paraqet edhe arsye për ndonjë prokuror serioz ta vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Sipas Kodit Zgjedhor, Lista zgjedhore është në dispozicion publikisht për t’u shqyrtuar për 30 ditë. Por, institucioni jo vetëm se nuk e respekton afatin prej 30 ditësh, por Lista zgjedhore deri më sot është në dispozicion. Në mënyrë plotësuese, aplikacioni celular mundëson shfletimin e gjithë qytetit me adresat postare. Nëse e krahasoj emrin me të dhënat për adresën, do ta gjej kush jeton aty akoma. Aplikacioni është në dispozicion në smartfon. Mund të ecni në rrugë dhe të mësoni kush jeton në shtëpinë e parë që do t’ju pëlqejë. Gjithashtu mund të dërgoni edhe antraks te kush dëshironi dhe më pas antraksi jo vetëm se do të mbërrijë por edhe do të vdesin njerëz”, theksoi Atanasoski.

Agjencia për Postat i ka njoftuar Avokatin e Popullit dhe Komisionin për mbrojtjen e të dhënave personale, por Lista zgjedhore, siç tregon Atanasoski, akoma është në dispozicion në ueb faqen e KSHZ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button