Abaz: Palestinezët nuk do të pranojnë kurrfarë plani paqësor të propozuar nga SHBA-ja

Palestinezët nuk do të pranojnë kurrfarë plani paqësor amerikan në konfliktin izraelito-palestinez, sepse SHBA-ja diskreditohej me njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, deklaroi sot në Paris presidenti palestinez Mahmud Abaz.

“Nuk do të pranojmë kurrfarë plani të SHBA-së. Me vendimin për Jerusalemin ata vetë u diskualifikuan”, tha Abaz pas takimit me presidentin francez Emanuel Makron.

“Amerikanët u margjinalizuan, përpiqem që të mos e bëjë të njëjtën”, tha Makron në konferencën e sotme të përbashkët me Abazin.

“Nëse është efikase njohja e njëanshme e Palestinës? Nuk konsideroj, sepse ky do të ishte reagim ndaj vendimit amerikan i cili shkaktoi stres në rajon. Ndaj një gabimi do t’i përgjigjesha me një gabim tjetër”, deklaroi Makron dhe theksoi se qëndrimin e Francës nuk do ta ndërtojë si reagim ndaj politikës amerikane.

Presidenti francez, i cili vitin e ardhshëm do ta vizitojë këtë rajon, sërish shfaqi mosmarrëveshje me vendimin amerikan dhe përkujtoi në qëndrimin e Francës se nuk mund të ketë zgjidhje pa marrëveshje midis dy palëve të involvuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button