Ndahen vendime për pagesën për masat nga Programi për konkurrencë, inovacione dhe siprëmarrësi

Ministria e Ekonomisë sot ndau vendime për pagesën për masat nga Programi për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi për vitin 2017 me të cilin subvencionohen më shumë se 150 ndërmarrje, zejtarë, oda, esnafë dhe shoqata të qytetarëve në katër kategori.

Për masën e parë – mbështetja financiare për vendosjen dhe certifikimin e HALLALL sistemit, janë subvencionuar të gjithë 13 kompanitë të cilët kanë aplikuar me vlerë të përgjithshme prej 2,2 milionë denarë. Me masën e dytë – mbështetje financiare për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme janë mbështetur 45 nga 64 kërkesat e arritura me vlerë të përgjithshme prej 9,4 milionë denarësh. Përmes masës së tretë – bashkëfinancim i projekteve për zhvillim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovim i sipërfaqësisë janë mbështetur 24 nga 26 aplikacionet e arritura me 3,5 milionë denarë. Përmes masës së katërt – bashkëfinancim i projekteve të odave të zejtarëve dhe esnafëve dhe promovim i zejtarisë, mbështetje morën shtatë nga 10 aplikuesit në vlerë të përgjithshme prej 1,1 milionë denarë.

“Me bizneset e juaja, jo vetëm që vetë do të punësoheni, por njëkohësisht krijoni vende shtesë të punës dhe në këtë mënyrë luani një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike dhe shoqërore”, iu porositi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sipërmarrësve të ndarjes së vendimeve.

Ai theksoi se sipërmarrësia është forcë lëvizëse e çdo ekonomie nacionale dhe shtoi se ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme marrin pjesë me 99,7 për qind në numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve në vend në të cilat punojnë 75,5 për qind e të punësuarve.

Решенија исплата конкурентност

Theksoi se sivjet, Ministria për herë të parë jep subvencione për kategorinë e mbështetjes financiare për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, dhe kjo, siç tha, është mundësuar me ribalancin e buxhetit në gusht të këtij viti kur u ndanë 10 milionë denarë shtesë për këtë qëllim.

Ministria, shtoi, edhe vitin e ardhshëm do t’ju ndihmojë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në avancimin e punës, përmirësimin e cilësisë së prodhimeve dhe konkurrencën e tyre, si në tregun vendor ashtu edhe në tregun e huaj.

“Dëshiroj ta ndaj me ju informacionin se në Propozim-buxhetin për vitin 2018 për Programin për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme planifikohen mbi 38 milionë denarë që do të thotë rritje për 60 për qind në krahasim me këtë vit”, tha Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button