Forum, korridori i 10-të Pan Evropian i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, kryetarët e komunave të Manastirit dhe të Prilepit dhe profesorë nga Fakulteti Teknik – Manastir, sot kanë mbajtur forum dedikuar “Rëndësisë së Korridorit 10 Panevropian për Republikën e Maqedonisë, gadishullit ballkanik dhe Bashkimit Evropian”.

Në fjalimin e tij në forum, ministri Sugareski theksoi se qëllimi parimor i Qeverisë është ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërsa konfirmim për atë, siç tha, janë marrëveshjet e nënshkruara për ndërtim infrastrukturor.

“Në pjesën e Korridorit 10, ne jemi seriozisht të përkushtuar dhe kjo mund të vërehet me marrëveshjet e nënshkruara për ndërtim, siç është rruga Gradsko-Prilep i cili ndërtohet në tre pjesë, ndërsa në plan është edhe ndërtimi i rrugës ekspres Prilep-Manastir, vendkalimi Mexhitlia. Për këtë presim sa më shpejt të përfundojë dokumentacioni projektues”, theksoi ministri Sugareski.

Në forumin në Manastir, ai i paralajmëroi aktivitetet dhe planet parimore të Ministrisë lidhur me rajonin e Pellagonisë në vitin 2018.

“Në atë rajon në vitin 2017 do të kryejmë shumë rikonstruktime në akset rrugore. Në pjesën e infrastrukturës hekurudhore është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës manastir-Kremenicë dhe presim fillim të shpejtë dhe përfundim gjatë vitit të ardhshëm me çka edhe përmes hekurudhës do të lidhemi me Republikën e Greqisë”, tha Sugareski.

Konfirmoi se deri te institucionet kompetente kanë dorëzuar dokumente për procedurën gjyqësore e cila do të zbatohet për malverzimet eventuale dhe joefikasitetin e deritanishëm të ekspozuesve gjatë ndërtimit të hekurudhës nga Manastiri deri në vendkalimin kufitar.

Forumin shkencor në temë “Rëndësia e Korridorit 10 Pan Evropian për Republikën e Maqedonisë, Gadishulli ballkanik dhe Bashkimi evropian” e organizoi fakulteti teknik-Manastir dhe me qëllim që në një vend të debatojnë përfaqësues të bashkësisë akademike dhe faktorë relevantë për vendimmarrje.

“Bashkësia akademike mund të kontribuojë në përpunimin e projekteve dhe drejtpërdrejtë të mundësojë të realizohet kërkesa që rrugët e BE-së të jenë në nivel të autostradës, siç është ajo nga pala greke deri te kufiri i Maqedonisë dhe të mos ketë rrugë të ngushta infrastrukturore. Me këtë, do të mundësohet zhvillim më i mirë ekonomik i rajonit dhe komunikim rrugor midis qyteteve”, theksoi Verica Dramçevska, profesoreshë e Fakultetit teknik-Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button