Biber: Vjena nuk do ta ndryshojë dukshëm marrëdhënien ndaj Ballkanit

Qeveria e re austriake, e përbërë nga Partia Popullore Konservatore austriake (OVP) dhe Partia Djathtiste e Lirisë së Austrisë (FPO), nuk do ta ndryshojë dukshëm marrëdhënien e Vjenës ndaj Ballkanit, konsideron profesori i Universitetit në Grac, Florian Biber.

“Nuk do të pres kurrfarë ndryshime të konsiderueshme. Në programin e Qeverisë, Ballkani përmendet vetëm në një fjali, në të cilën theksohet se mbështetet zgjerimi i BE-së në pajtim me përparim e duhur të disa shteteve”, thotë Biber për gazetën e Beogradit “Blic”.

Ai mendon se ekziston siguri e vogël se FPO-ja, kandidat i të cilit është ministrja austriake e Punëve të Jashtme Karin Knejsi, do të mund të ndikojë në politikën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë.

Себастијан Курц

“Pasi me çështjet për BE-në drejtpërdrejtë do të merret kancelari Sebastijan Kurc dhe pasi ekziston përkushtim i qartë i politikës proevropiane, nuk do të presë mbështetje për Republikën Sërpska ose kundërshtim për Kosovën. Megjithatë, mund të presim disa hapa të cilat janë më pak të orientuara ndaj kritikave të (presidentit të Republikës Srpska) Milorad Dodik dhe të cilët do të kenë mbështetje më të madhe për pozitën e Serbisë për çështjen e Kosovës, por assesi kthesë e plotë”, theksoi profesori.

Biber pret edhe Qeveria e re austriake të angazhohet për zgjerimin e BE-së, por mendon se ky nuk është prioritet i tij.

“Qeveria do të përkushtohet në zgjerim, por me entuziazëm shumë më të vogël nga paraprakisht. Pres se më shumë do të orientohet ndaj çështjeve të brendshme të vendit, që tregon në atë se një pjesë e vogël e programit qeveritar është vendosur në politikën e jashtme të BE-së”, theksoi profesori austriak.

Себастијан Курц и Жан-Клод Јункер

Ai theksoi se, politika e Ballkanit Perëndimor nuk është nga rëndësia e madhe për FPO-në, sepse ajo më shumë kujdeset për migrimin dhe qëndrimin e tij antirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button