Ndërpritet mësimi i SHF “Bashkimi” në Gostivar për shkak të rrogave të papaguara

Arsimtarët e SHF “Bashkimi” në mëngjes nuk mbajnë mësim, për shkak të rrogës së papaguar për nëntor. Organizata sindikale e nëpunësve në arsim do të presë epilogun e mbledhjes në vetadministrimin lokal, pas çka, siç thonë, mund të priten hapa më radikale.

Rrogat për muajin e kaluar nuk i kanë marrë rreth një mijë të punësuar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e Komunës së Gostivarit. Për gjendjen e kanë informuar edhe zyrën rajonale të SASHK.

Prej aty thonë se veçmë kanë pasur mbledhje me kryetarin e Këshillit të komunës dhe kryetarin e Komunës për tejkalimin e problemit me pagesën e rrogave.

“Që dje filluam me biseda dhe formuam grup pesëanëtarësh punues, i cili i udhëheq negociatat. Gjendja bëhet serioze posaçërisht për shkak se një numër i madh nga anëtarësia e jonë ka marrë kredi, ndërsa po vijnë edhe festat. Ne insistojmë të merren rrogat sa më shpejt. Nëse nuk paguhen deri të mërkurën, pastaj do të komplikohet, sepse deri atëherë punon arka shtetërore. E presim rezultatin nga mbledhja e komunës, pas çka do të vendosim si më tej”, deklaroi për MIA-n Tafa Ameti, anëtar i këshillave rajonal.

Sipas paralajmërimeve, sot në orën 13 kryetari i komunës Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit Nasir Musliu do të takohen që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e gjendjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button