Përurohet segmenti i dytë i autostradës “Arbër Xhaferi”, Majlinda Kelmendi në qendër të vëmendjes (VIDEO)

Qeveria dhe Presidenca e Kosovës sot kanë përuruar edhe segmentin e dytë të autostradës “Arbër Xhaferi” për t’i hapur rrugën punimeve të pjesës së tretë dhe të fundit që priten të përfundojnë më vitin 2018. Ajo çfarë e bëri madhështore përurimin e sotëm ishte se prerja e shiritit u bë nga kampionja botërore, Majlinda Kelmendi, raporton Portalb.mk.

Në ngjarje foli edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se kjo autostradë është një mundësi e afrimit drejt Shkupit.

“Kosova edhe pak po i afrohet Shkupit. Jam i lumtur që kjo autostradë po i afrohet fundit të saj. Shpresoj se vitin e ardhshëm të përfundojë edhe segmenti i tretë i kësaj autostrade dhe me atë të përfundojë si projekt i tërë”, tha Haradinaj.

Foli edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili për të pranishmit tha se ky projekt realizon endrrën shqiptare.

“Jam i lumtur që sot po e përurojmë segmentin e dytë të autostradës “Arbër Xhaferi”. Është projekt i ëndrrave që kemi pasur dhe që po shndërrohen në realitet”, tha Thaçi.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj vlerësoi se ky është moment madhështor dhe për këtë ftoi kampionen olimpike të sportit të xhudos, Majlinda Kelmendi që ta presë shiritin e kuq.

Përndryshe, kjo autostradë do të kushtojë 63 milionë euro më shumë se sa që ishte nënshkruar kontrata fillestare. Sipas ministrit Lekaj: “Kjo për shkak të vonesave që janë bërë në pagesat bankare, amortizim dhe ndaj kompanisë ‘Bechtel Enka’ sepse këto probleme nuk i kanë zgjidhur në tavolinë”, ka thënë Lekaj.

Ka thënë se kjo është për të ardhur keq, derisa ka akuzuar qeveritë e kaluara për neglizhencë në këtë rast.

“Tani kjo rrugë do t’i kushtojë buxhetit gati 800 milionë euro dhe nuk është faji i im”, ka thënë ai.

LEXO MË SHUMË PËR LIDHJEN KOSOVË-MAQEDONI:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button