Mijallkovin në rastin “Target – Fortesa” e mbrojnë katër avokatë

Ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, në seancën e sotme gjyqësore “Target – Fortesa” e cila u anulua për shkak se pala mbrojtëse dje dëshmitë i ka dorëzuar vetëm në një kopje, e mbrojnë katër avokatë, njofton Portalb.mk.

Mile Petrovski, Antonio Apostolloski, Lupço Shvërgovski dhe Petar Vasilev, janë emrat e avokatëve, të cilët duhet të dëshmojnë se Mijallkov nuk ka qenë personi i cili e ka urdhëruar përgjimin masin në Maqedoni në vitet prej 2008 deri në vitin 2015.

Mijallkov, pas anulimit të seancës gjyqësore, nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me atë se çfarë dëshmi ka dorëzuar në Gjykatë.

Sot në gjykatë gjithashtu ishin edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Toni Jakimovski dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK.

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button