Shpallen menaxherët më të mirë për vitin 2017

Asociacioni i Menaxherëve të Maqedonisë i ndau çmimet për menaxherët më të mirë në vitin që lëmë pas.

Për menaxhere më të mirë është shpallur Anita Spasovska nga kompania “Buçen Kozjak”, ndërsa çmimin për menaxher e mori Igor Kërpaçovski nga “ArvcelorMittal”.

“Nevojitet edhe më tej të luftojmë dhe rrënjësisht t’i ndërrojmë punët në dobi të komunitetit. Të jemi forcë e cila do të mbështetet në ekspertizë të lartë dhe profesionalizëm. Të ecim në rrugën në të cilën ndalim nuk do të ketë. Sepse ne e shohim Maqedoninë si vend të menaxherëve profesional, por jo vetëm në sektorin real, por edhe ndërmarrjet publike dhe në të gjitha institucionet shtetërore”, theksoi kryetarja e Asociacionit të Menaxherëve të Maqedonisë”, Maja Ristova.

Менаџери на годината

Krahas, çmimeve për menaxherë më të mirë, në solemnitet ishin ndarë edhe mirënjohje dhe falënderime.

Asociacioni i menaxherëve të Maqedonisë është themeluar në dhjetor të vitit 2015 me qëllim të rrjetëzimit afarist, edukim, promovim dhe përfaqësim të interesave të anëtarëve-menaxherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button