Zaev: Komuniteti turk pjesë e rëndësishme nga Maqedonia, historia bashkon shtete dhe popuj

Kryeministri Zoran Zaev në festimin e mbrëmshëm me rastin e Ditës të Gjuhës Turke porositi se pjesëtarët e komunitetit turk janë pjesë e rëndësishme dhe konstruktive, ndërsa Turqia është vend me të cilin Maqedonia ndërton marrëdhënie miqësore.

“Turqia ishte vendi i parë që e shtriu dorën miqësore që në fillimin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Vend i cili shfaqi gatishmëri për bashkëpunim dhe ndihmë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Republika e Maqedonisë gjithmonë këtë do ta ketë parasysh. Transparenca dhe bashkëpunimi i ngushtë janë lidhja më e rëndësishme në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike midis dy vendeve”, theksoi kryeministri Zaev para zëvendëskryeministrit turk Hakan Çavushoglu dhe ambasadores turke në vend Tulin Erkal Kara.

Duke u përqendruar në marrëdhëniet midis dy shteteve, Zaevi tha se Maqedonia dhe Turqia janë shembull si duhet të bashkëpunohet dhe të ndikohet mbi bashkëpunim në rajon dhe më gjerë. Theksoi se Turqia ka kontribuar që Maqedonia të bëhet pjesëmarrës aktiv në sigurimin e paqes dhe sigurisë globale dhe se Turqia vazhdimisht i jep mbështetje pa rezervë Maqedonisë për përmbushjen e aspiratave të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

настава турски јазик

Zaev theksoi se sivjet përfundojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, kryeministri shfaqi shpresë se së shpejti do ta vizitojë Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button