Kongresi amerikan aprovoi financimin e Qeverisë deri më 19 janar

Kongresi amerikan e aprovoi kërkesën e presidentit të SHBA-së Donald Tramp të aprovohet masë afatshkurtër për financimin e buxhetit qendror, që vlen deri më 19 janar.

Në Senat, 66 senatorë votuan pro, ndërsa 32 ishin kundër, derisa në Dhomën Përfaqësuese kërkesa ishte aprovuar me 231 vota pro dhe 188 kundër. Mbështetja kryesore për propozimin erdhi nga Partia Republikane në pushtet.

Me votimin në Kongres, shmanget rreziku për bllokadën e financimit të Qeverisë amerikane, që ka të bëjë në pamundësinë e Kongresit të arrijë zgjidhje afatgjatë për ngritjen e kufirit të lartë të borxhit amerikan.

Me këtë njëherit hapet rrugë për presidentin Tramp ta nënshkruajë reformën tatimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button