Shkupi përgatit festë, vjen sponsori i ri për 90 vjetorin

Skuadra e FC Shkupit tani mundë të themi se gati e ka zyrtarizimin e sponsorit të ri, i cili pritet të martën në konferencë për shtyp të bëjë publike të gjitha detajet rreth menaxhimit me një nga klubet me të vjetra në vendin tonë. Pikërisht në fund të dhjetorit, Shkupi do të kremtojë edhe 90 vjetorin e themelimit, ku me një koktej rasti do të marrin pjesë veteranë të këtij klubi, futbollistë që në të kaluarën shënuan rezultatet historike duke e shpallur Shkupin tri herë kampion shtetëror dhe tri herë fitues të Kupës së Maqedonisë.

Sigurisht se në këtë takim jubilar do të marrin pjesë edhe shumë fytyra publike, politikan, artist dhe punëtor sporti. Manifestimi është paralajmëruar të mbahet të martën me 26 dhjetor me fillim në orën 17:00.

FC Shkupi kohët e fundit edhe pse me probleme financiare ka mbetur të jetë një ndër klubet më të mira të kampionatit vendor, duke qenë konkurrentë i denjë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button