Anulohet gjykimi për rastin “Target – Fortesa”

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Target – Fortesa”, njofton Portalb.mk.

Arsyeja për anulumin e seancës është se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të mbahet seanca, gjegjësisht të akuzuarit dje e kanë dorëzuar listën e dëshmive, por vetëm një kopje.

Mbrojtësit e të akuzuarve sot premtuan se gjatë ditës së sotme dëshmitë do t’i dorëzojnë edhe deri te PSP.

Pas mbarimit të seancës, pala mbrojtëse, shkurt tha se “gjykimi është anuluar për shkak të pengesave të procesit”, ndërkaq i akuzuari ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, nuk deshi që të zbulojë se çfarë dëshmi kanë propozuar dje.

Në Gjykatë sot gjithashtu ka qenë edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Ndryshe, në këtë lëndë akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuar në DSK Nikolla Boshkovski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov dhe shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Sipas aktit të prokurorisë, mbi tre sisteme për përcjellje të komunikimeve në DSK, në periudhë prej vitit 2008-2015 ilegalisht janë përcjellë 4.286 numra telefonikë, për të cilët nuk janë dhënë fare urdhra gjyqësor. Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhrave gjyqësorë në 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Për këtë lëndë seancë gjyqësore është caktuar edhe më 17 janar të vitit të ardhshëm.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button