Arrestohen tre persona për vrasjen e djeshme në Çair

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e djeshme të djaloshit në Çair, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Jemi duke punuar intensivisht me grupin e SPB Shkup dhe Prokurorinë. Është gjetur automjeti “Yugo” prej të cilit është kryer vrasja si dhe 20 gëzhoja dhe katër plumba, dy telefona celularë. Bisedime po bëhen edhe me prindërit, miqtë dhje njerëzit të cilët kanë qenë në kontakt me të vrarin”, theksoi Spasovski gjatë vizitës në qendrën policore për trajnim në Idrizovë.

Sipas tij, pritet gjatë hetimit të mësohen motivet e autorit dhe të sigurohen dëshmi lidhur me autorin.

Ministri theksoi se këto raste nuk mund të parandalohen as me praninë e policisë në rrugë. Puna e tyre, theksoi Spasovski, është të jenë ekspeditiv dhe jo selektiv dhe të qasen ndaj të gjitha rasteve në mënyrë efikase për zbulimin e tyre.

Edhe një herë e përsëriti se policia është duke punuar në zbulimin dhe arrestimin e autorëve për vrasjet të cilat ndodhën muajin e kaluar. Përkujtoi se dihet se kush është vrasësi i Martin Janushev por është duke u punuar në gjetjen e tij si dhe në zbulimin e vrasjeve në Strugë dhe Çair.

LEXO: Incident i armatosur në rrugën Xhon Kenedi në Çair, vritet një person

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button