Saliji: nuk do ta parkoj më veturën në trotuar

Shpesh herë ndodh që ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji është duke e parkuar veturën e tij para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, njofton Portalb.mk.

Meqë parkimi i veturës bllokon trotuarin, ndërsa nga ana tjetër e rrugës gjenden barrikada që pengojnë këmbësorët të qarkullojnë lirë, kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Portalb.mk kontaktoi disa herë Ministrinë e Drejtësisë për të marrë një përgjigje për këtë rast, por të njëjtit ishin të pakapshëm. Megjithatë, ministri Saliji premtoi se më nuk do ta parkojë veturën në trotuar.

“Nuk do të përsëritet më që gabimisht të parkoj veturën. Vetura tashmë është larguar nga trotuari, por ishte aty për shkak të obligimeve urgjente të cilat i kisha gjatë ditës, për shkak të së cilave disa herë u desh të largohem nga Ministria”, tha për TV 24 ministri Saliji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button