Furnizimet publike, katër ministri të Maqedonisë në mënyrë të fshehtë kanë harxhuar para

“Ministria e Punëve të Brendshme, e Shëndetësisë, e Blegtorisë dhe Bujqësisë dhe e Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit 2016 ishin më jotransparentet në procesin e furnizimeve publike”. Kështu thotë analiza që mat transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e furnizimeve publike e realizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar për “Furnizimet e bëra gjatë vitit 2016”, njofton Portalb.mk.

“Janë përfshirë 21 institucionet dhe të njëjtat janë kategorizuar në pesë nivele. Asnjë institucion nuk ka arritur as në 80-përqindshin e plotësimit të kritereve për transparencë, por nuk as prej atyre që kanë vetëm 0 deri 20 për qind të kritereve. Institucionet më së shumti kanë plotësuar prej 40-60 % të kritereve”, tha përfaqësuesi i QKQ-së, German Filkov.

"Furnizimet e bëra gjatë vitit 2016" e Qendrës për Komunikim Qytetar
“Furnizimet e bëra gjatë vitit 2016” e Qendrës për Komunikim Qytetar

Sipas të njëjtës analizë, asnjë institucion nuk ka bërë kujdes në kriterin për vlerësim, kontrollim dhe ndjekje të procesit të aprovimit të marrëveshjeve.

Krahas ministrive, në këtë analizë janë përfshirë edhe sekretariati për Drejtësi, për Realizim të Marrëveshjes së Ohrit, për Çështje Evropiane dhe Kuvendi i Maqedonisë.

Gjatë vitit paraprak, për furnizime publike, 21 institucionet kanë harxhuar 170 milion euro ndërsa kanë nënshkruar 1.823 marrëveshje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button