Fakulteti Ekonomik i Lubjanës ofron mundësi për regjistrim në studimet Master

Fakulteti Ekonomik shtetëror, Universiteti i Lubjanës, përmes qendrës rajonale në Shkup, për Kosovë dhe Maqedoni, ofron mundësi për regjistrim në studimet Master (Menaxhim dhe Organizim) në Akademinë Ndërkombëtare të Biznesit (IBA).

Siç citohet në njoftimin zyrtar, mundësia për aplikim në studimet Master zgjat deri në fund të janarit 2018, ndërsa ligjëratat për gjeneratën e ardhshme fillojnë në shkurt 2018.

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lublanës, është Fakulteti i parë dhe i vetëm me të ashtuquajturën “Kurorë të trefishtë” në Evropën Juglindore, që ka akreditimet më të larta ndërkombëtare EQUIS, AASCB dhe AMBA. Me këto akreditime Fakulteti bën pjese në një për qindshin e të gjitha shkollave të biznesit dhe ekonomisë në botë.

Programi Master në IBA është i hapur dhe efektiv për 11 vite në Shkup dhe është plotësisht identik me studimet në Lubjanë, duke filluar që nga stafi profesional, cilësia, kriteret dhe metodologjia e arsimit,literatura më e re dhe materiale shtesë….

Studimet Master janë në fushën e financave, marketingut, burimeve njerëzore dhe të interesuarit për  informata më të hollësishme mund të kontaktojnë Qendrën Rajonale të Fakultetit Ekonomik – Lublanë (www.ef.uni-lj.si) në Shkup ([email protected]; 070 / 338-570).

“Ndërkombëtarizimi zgjeron horizontet intelektuale dhe kulturore të një personi, një kompanie dhe për më tepër, gjithë shoqërisë. FELU është lider kombëtar dhe Institucion ndërkombëtarë i arsimit dhe kërkimeve shkencor të njohur ndërkombëtarisht në fushën e biznesit dhe ekonomisë – AACSB, EQUIS, TEDQUAL dhe CENTQUIN shkollë e akredituar “, thotë prof. Metka Tekavçiç, dekani i Fakultetit.

Mentor Pllana, CEO / Besi-Bp Company, Kosovë IBA (Programi master) në Fakultetin e Ekonomisë – Lubjanë, në Universitetin e Sllovenisë, në mesin e akreditimeve të larta të biznesit dhe diplomave të njohura ndërkombëtarisht, ofron mundësi të mëdha për krijim të rrjetit te madh të profesionistëve nga mjedisi i komunitetit të biznesit si pjesë e Klubit Alumni, me më shumë se 10,000 anëtarë dhe shoqatën ndërkombëtare të biznesit – “Beta Gamma Sigma”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button