Dita e Arsimit Turk, ministrja Deskoska: arsimimi në gjuhën amtare zhvillon pluralizmin në Maqedoni

Në lidhje me 21 Dhjetorin, ditën e arsimit në gjuhën turke në Republikën e Maqedonisë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë, Renata Deskoska ka dërguar telegram urimi me çka vlerësoi se arsimimi në gjuhën amtare zhvillon pluralizmin kulturor të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Mundësia e arsimimit në gjuhën amtare është vlerë themelore e shoqërisë e cila kontribuon në zhvillimin e pluralizmit kulturor në një shtet, sikurse është Republika e Maqedonisë, në të cilën me shekuj jetojnë qytetarët të përkatësive të ndryshme etnike”, thuhet në telegram urimin e Deskoskës.

Më tej në telegram thuhet se e drejta për arsim në gjuhën amtare paraqet edhe mekanizëm për forcim të identiteti kombëtar dhe kulturor, që paraqet përkujdesje ndaj traditave fetare dhe kulturore.

Ky urim i ministres së Arsimit, Renata Deskoska vjen pasi që më 21 dhjetor të vitit 1944, për herë të parë në Republikën e Maqedonisë ka filluar mësimi në gjuhën turke. Që nga atëherë, 21 Dhjetori në Maqedoni quhet dita e arsimit në gjuhën turke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button