KSHZ pret Kuvendin, Kuvendi pa VMRO-DPMNE-në nuk mund të zgjedh anëtarë të ri

Përse Kuvendi akoma nuk i ka konstatuar dorëheqjet e anëtarëve të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor? Përse akoma taktizohet? Do të arrij Parlamenti të zgjedh anëtarët e ri të KSHZ-së, pasi VMRO-DPMNE opozitare publikoi se do të bojkotoj punën e të gjithë trupave punues në të? Këto janë pyetje të cilat javën e fundit gjithmonë e më zëshëm po parashtrohen në opinion. Pa KSHZ-në nuk mund të realizohen as zgjedhje të reja, as referendum.

Tetë prej dhjetë anëtarëve të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, para një jave, dhanë dorëheqje prej funksioneve, pasi ambasadori amerikan në vend, Xhes Bjelli, zbardhi se kanë ndarë bonuse në lartësinë e nëntë pagave. Dorëheqje të parë prej funksionit dha kryetari i Komisionit, Aleksandër Çiçakovskindërsa të fundit anëtarët e propozuar nga VMRO-DPMNE, Silvana Boneva dhe Sasho Sërcev. Vetëm anëtari më i ri i KSHZ-së nga partia BESA, Ermira Asani-Salija, mbeti në organin më të lartë zgjedhor. Anëtarët e KSHZ-së janë të detyruar që të kryejnë funksionin e tij deri në momentin që Kuvendi e konstaton dorëheqjet, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Përse pritet që të konstatohen dorëheqjet? 

Por, edhe pse ka kaluar pothuajse një javë që nga dorëheqjet e anëtarëve në KSHZ, Kuvendi akoma nuk i ka konstatuar të njëjtat. Sipas informacioneve të shërbimeve të Kuvendit, një kërkesë e tillë akoma nuk është dërguar deri te kryetari Talat Xhaferi.

Duke pas parasysh se anëtarët e KSHZ-së se bartësit e funksionarëve të zgjedhur politik nga ana e Kuvendit, në pajtim me kuvendin e Rregullore (neni 115), në seancën e parë të ardhshme pa një kërkesë parlamenti konstaton se bartësit e funksioneve publike ose funksioneve të tjera mandati ju ndërpritet në ditën që mbahet seanca. Por, Kuvendit, në seancën e parë plenare, e cila u mbajt me 15.12.2017, nuk i ka konstatuar dorëheqjet e anëtarëve të KSHZ-së. Një pikë e tillë nuk është vendosur në rendin e ditës as në seancën e cila është caktuar me 22.12.2017.

Një pjesë e deputetëve komentuan se kjo është kështu, sepse dy deputet dorëzuan dorëheqje prej funksioneve. Bëhet fjalë për Vasko Kovaçevski, i cili është emërtuar si i pari në kombinatin REK Bitola dhe Stevo Pendarovski, i cili është zgjedhur për Koordinator Kombëtar në NATO. Në vend të tyre, si deputet duhet të ulen Samka Ibrahimovski dhe Dalibor Bogdanovski, për të cilën pritet njoftim nga KSHZ.

A do të mbetet vendi pa Komisionin Shtetërorë Zgjedhor? 

Pas konstatimit të dorëheqjeve, spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi, në pajtim me Kodin Zgjedhor (nenin 29) në afat prej tri ditësh duhet që të njoftojë partitë politike qeveritare edhe prej opozitare që të dorëzohen propozime për anëtarë të rinj të KSHZ-së.

Neni i njëjtë, paragrafi 2 parasheh:

Nëse partitë politike nuk i vërtetojnë dhe nuk i dorëzojnë emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor në afat të caktuar në paragrafin (1) të këtij nenin, anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor i propozon Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend. 

Kryetari i këtij komisioni është deputeti Ilija Dimovski prej VMRO-DPMNE-së. Por, Partia opozitare, me 12.12.2017, njoftoi se do të bojkotojë punën e Kuvendit për shkak të arrestimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, të cilët janë në burg , si dhe deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshkevski dhe Ljubço Dimovski, të cilët janë në arrest shtëpiak.

Në këtë moment LSDM është shumica qeverisëse dhe ata kanë për detyrë të sigurojnë të gjithë kushtet për funksionim të pandërprerë të Parlamentit. Vlerësoj se në këtë moment kur 12 përqind  e grupit tonë të deputetëve, gjegjësisht gjashtë deputetë, janë në arrest, nuk ka kushte të përshtatshme që ne të  marrim pjesë ashtu siç duhet në punën e Parlamentit – komunikoi në konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së, Goran Manojlloski.

Nëse VMRO-DPMNE bojkoton punën e Kuvendit, atëherë vështirë se mund të zgjidhen anëtarë të ri të KSHZ-së, komenton Aleksandar Novakovski, ish kryetari i Komisionit.

Pa VMRO-DPMNE nuk ka shanse që të zgjidhen anëtarët e ri të KSHZ-së. Së pari, për atë që dy anëtarë duhet të propozojë VMRO-DPMNE. Nëse partitë nuk dorëzojnë propozime, anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor i propozon Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend, ku kemi kryetar të VMRO-DPMNE-së, por edhe anëtarë të kësaj partie. Sikur edhe të kemi propozime për anëtarë, ato zgjidhen në seancën plenare me dy të tretën e shumicës, gjë që nuk ka shanse të ndodhë nëse VMRO-DPMNE vendos që të vazhdojë me bojkotin – sqaron Novakovski.

Kujt i përgjigjet të mos ketë Komision Shtetërorë Zgjedhor? 

Më shëndet qethja maqedonas! Përderisa të gjithë merren me atë sesa para ka marr Boneva (të cilat me ligj i takojnë) prej sot Republika e Maqedonisë nuk ka Komision Shtetërorë Zgjedhor. Për formimin e komisionit të nevojshme janë dy të tretat e shumicës e cila nuk mund të mblidhet. Që të organizohet referendum duhet KSHZ-ja, pasi nuk ka KSHZ emri do të zgjidhet pa referendum! 

Me një qëndrim të këtillë në Facebook doli Aleksandar Trajkovski, anëtarë dhe mbështetës i VMRO-DPMNE-së.

Në të mirë të këtij qëndrimi janë deklaratat dhe të një pjese të politikanëve të BDI-së, se pajtueshmëria eventuale për zgjidhjen e çështjes së emrit mund të arrihet edhe pa referendum, me konsensus të partive politike në Kuvend.

Mendoj se Kuvendi ka kapacitetin e nevojshëm nëse ka vullnet politik te subjektet të cilët e përbëjnë shumicën parlamentare, për shkak të faktit se kjo është ndarje strategjike e shprehur si vullnet i qytetarëve që nga vitet e nëntëdhjeta, 93-94 kur është miratuar reforma parë i Parlamentit në drejtim të ndarjes së institucioneve shtetërore për integrime euroatlantike dhe duke pasur parasysh faktin se mbështetja e qytetarëve në vazhdimësi është mbi 75%-80% në favor të proceseve euroatlantike, mendoj se kjo është një motiv më shumë dhe një mundësi që Parlamenti në emër të qytetarëve, si bartës si sovranitetit të qytetarëve, të shprehur në zgjedhje, me perceptimin të cilin e kanë qytetarët, mendoj se i kanë dhënë legjitimitet të plotë Kuvendit në emër të qytetarëve të vendos edhe për këtë pyetje, u shpreh folësi Talat Xhaferi në emision “Rruga drejt…” në televizioni Alsat – M.

Më herët me një deklaratë të tillë doli edhe zëvendëskryeministri për eurointergrime, Bujar Osmani.

Por, përderisa VMRO-DPMNE vazhdon të bojkotojë punën në Kuvend, për shkak se nuk do të mund të zgjedh anëtarë të rinj të KSHZ-zë, atëherë parashtrohet pyetja, kujt i përgjigjet një situatë e tillë, qeverisë ose opozitës, ose edhe njërës edhe tjetrës?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button