Ahmeti: Jam i zhgënjyer nga deklarata e Selës

Lideri i  BDI-së Ali Ahmeti dje në emisioni “ClickPlus” në Tv 21 mes shumë çështjeve të tjera të qeverisë aktuale ka folur edhe rreth përplasjeve të fundit që partnerët e koalicionit e kanë me Aleancën për Shqiptarët.

Ahmeti ka sqarua dilemat rreth akuzave që Sela i lëshoi në emër të tij se gjoja Ahmeti është fajtor dhe orgnaizator për eleminimin e tij fizik me 27 prill të këtij viti gjatë ndodhive të dhunshme në Kuvend.

Ai ishte decid dhe ngriti pyetjen se si ka mundësi që ai të ketë organizuar vrasjen e Selës, kur me atë janë edhe miq shtëpie.

Si sqaroi se ai vetë as që ka pasur gisht e as që e ka ditur me saktësi se çfarë atë natë mund të ndodhte në Kuvend, duke shprehur keqardhje për këto deklarata të Selës.

“Zotin Sela më ka pranuar në shtëpinë e tij , e për t’ia kthyer miqësinë unë e kam pranuar në shtëpinë time. I kam parë edhe fëmijët e tij e si do të më shohin fëmijët e tij sonte kur më kanë parë edhe atëherë kur kam qenë në shtëpinë e tyre, e të mendojë se unë jam vrasësi dhe organizatori për eleminimin e babës së tyre. Kjo nuk është gjë e mirë as për zotin Sela e as për mua, që në sytë e fëmijëve të tij unë shihem si vrasësi i fëmijëve të babait të tyre”, tha Ahmeti.

Ahemti edhe një herë gjatë emisionit iu kthye asaj për të cilën u fajësua nga Sela, për eleminimin e tij fizik, duke shtuar se kjo deklaratë e Selës e ka zhgënjyer tej mase.

“Jam i zhgënjer shumë me zotrin Sela. Kam menduar se tek subjekti i tij do të kemi një bashkëpunim në vazhdimësi, mirëpo i tërë ky vullnet i mirë që ishte u shndërrua në një dëshpërim. Me zotin Sela kam pasur në bashkëpunim shumë të mirë dhe më vjen keq që erdhi në një zbehje por jo me fajin tim” ka thënë Ahmeti.

Ai  foli edhe për marrëveshjen që e kanë pasur me Selën gjatë zgjedhjeve lokale. Sqaroi se marrëveshja ka qenë edhe përskaj asaj që janë partner koalicioni në nivel qendror, në atë lokal do t’i masin forcat.

“Për komunat ku shqiptarët janë shumicë jemi dakorduar se do të garojmë që nga Struga e deri në Likovë. Kush është ma i mirë do të vendosin qytetarët, pra do të vendos vota e lirë e qytetarëve. Edhe për Strugën e njëjta gjë është diskutuar”, shtoi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyetur për të sqarua se si janë ndarë resoret ministrore pas formimit të shumicës aktuale në Kuvend, Ahmeti tha se Sela ka kërkuar shumë, por Zaev i ka thënë se nuk mundet pos një posti ministri të ketë, pasi janë shumë parti që i ka në koalicion.

“Zoti Sela kërkoi dy ministri nga Zoran Zaev për partinë e tij. Përgjigje nga Zaevi ishte se ai nuk mund të jap dy ministri, mos më vendos në situatë të palakmueshme, sepse unë kam në kuardër të koalicionit 15 parti dhe po tu ndaj të gjithëve nga një apo dy ministri, pasi unë me këtë do të mbetem kryeministër i partive të tjera e jo i socialdemokratëve”, sqaroi lideri i BDI-së, Ahemti deklarimin e Zaevit.

Lidhur me atë që pse Ahmeti nuk ka qenë i pranishëm me 27 prill në Kuvend,  ai tha se  prezenca e tij, gjegjësisht mosprezneca është kërkuar nga vetë Zaevi e kryeparlamentari Xhaferi, pasi ka pasur mundësi të ndodh diçka edhe më e madhe se ajo që ndodhi atë natë.

“Dy ditë shkova në Kuvend kur duhej të zgjidhej kryeparlamentari, ai nuk u zgjodh, ditën e tretë kam pasur agjendën time në selinë partiak në Tetovë, në selinë e BDI-së. Në orën 16 më ka thirrur Xhaferi pastaj Zaev dhe më thanë se janë dakorduar që ti mos jesh këtu. Më thanë vazhdo me agjendën”, tha Ahmeti.

Ai tha se në bisedimet interne, këto çështja kur janë diskutuar, i pranishëm ka qenë edhe zoti Sela e ku është biseduar me orë të tëra.

Sa i përket kandidatëve të mundshëm për kreun e VMRO-SPMNE-së, ai thotë se për të qeverisur me të dy partitë ka qeverisur mirë.

“Unë nuk mund të flas për karaktere, marrëveshjet që janë bërë me VMRO-DPMNE-në,  me Gruevskin si tërësi janë respektuar, me Zaevin për momentin respektohen dhe në të ardhmen besoj se do respektohen d.m.th. partneriteti brenda në koalicion varet nga respektimi reciprok”, sqaron kështu ai në ‘Click plus’.

Lidhur me integrimet e Maqedonisë në NATO Ahmeti  tha anëtarësimi i vendit në NATO nuk do të thotë siguri vetëm për Maqedoninë por do të thotë stabilitet për tërë rajonin.

Lidhur me Ligjin e gjuhës shqipe që pritet të votohet Ahmeti thotë se është konform marrëveshjes së Ohrit. Sipas tij ky mbase nuk është ligj i përkryer por është ligji i duhur.

Në fund të emisionit “Clik plus” Ahmeti kërkoi bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre, duke përmendur këtu edhe Lëvizjen Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button