Një i burgosur në Idrozovë gjatë daljes ditore ka vjedhur një xhip

– Janë kapur dy grabitës pas vjedhjes së një xhipi “Land Rover” nga të cilët njëri prej tyre ishte në vuajtjen e dënimit me burg, ndërsa veprën e ka kryer gjatë daljes ditore.

Siç kumtoi MPB-ja, I.R. (28) dhe Z.F. (31) të dy nga Shkupi më datën 13 të këtij muaji , rreth orës 8:40 minuta kanë lëvizur më këmbë nëpër rrugën “Moskovska” dhe kanë vërejtur si para një tobako ishte parkuar një automjet i udhëtarëve xhip dhe se pronari kishte hyrë për të bërë pazar në tobako, ndërsa xhipin e kishte lënë në funksion. Ata e kanë shfrytëzuar rastin, kanë hyrë në automobil, e kanë marrë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Pronari i ka vërejtur se si po hipin në automjet dhe ka tentuar t’i pengojë, është kapur për dorezën e derës së bashkudhëtarit për ta hapur, por grabitësit kanë arritur të ikin, transmeton MIA. 

Menjëherë pas denoncimit, ka filluar hetimi dhe automjeti me të denoncuarit është vërejtur dhe ndjekur nga Shkupi deri në f.Llaskarcë rrethina e Shkupit. Pas arritjes në f. Llaskarcë, I.R. dhe Z.F. e kanë ulur shpejtësinë kanë kërcyer nga automjeti dhe kanë ikur. Automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa me ADN-në e bërë dhe ekspertizat tjera është konfirmuar se I.R. ka qenë pjesëmarrës në ngjarje. Ai në tërësi e ka pranuar fajin dhe e ka sqaruar kryerjen e veprës penale. Gjithashtu nga Institucioni ndëshkues përmirësues Idrizovë, në Stacionin policor Karposh është sjellë edhe Z.F. i cili është identifikuar nga i dëmtuari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button