Basha i përmend dy emra të njohur ambasadorit Lu: Duhet të përfundojnë para drejtësisë

Në takimin e zhvilluar për 60 minuta në zyrën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i prerë në kërkesat e tij për ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Basha ka kërkuar hapur hetimin e dy emrave të njohur të politikës, siç janë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, kryeprokurorja e re, u zgjodh në mënyrë jo kushtetuese për të mbyllur dosjet e tyre.

“Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën.
Kryetari Basha theksoi se interesat e shqiptarëve dhe të SHBA shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorit amerikan qëndrimin e pandryshueshëm të PD për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button