Qeveria do t’i mbulojë borxhet për shpenzime në më shumë konvikte studentore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 43-të mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare në më shumë konvikte shtetërore që të kompensohen borxhet dhe shpenzimet e tjera deri në fund të vitit.

Në seancë është marrë vendim për themelimin e Këshillit për reforma të administratës publike. Për kryetar është emëruar kryeministri Zoran Zaev.

Në seancën e 43-të Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e themelimit të Trupit koordinues për ndjekjen e procedurave  të arbitrazhit të dala nga marrëveshjet ndërkombëtare.

I angazhoi të gjitha organet shtetërore, shoqatat aksionare dhe ndërmarrjet publike në shtet në pronësi shtetërore në afat prej 10 ditëve që deri te Trupi koordinues t’i dorëzojnë të gjitha informacionet të cilat përmbajnë klauzolë për arbitrazh, palët në kontest, vlerën e investimit dhe vlerën e kontestit, nëse është inicuar procedurë para arbitrazhit, në çfarë faze ndodhet procedura e tillë, cilat subjekte marrin pjesë, cilët janë përfaqësuesit juridikë, ku udhëhiqet procedura, cilët janë arbitrat e emëruar, si dhe për çështje të tjera nga të cilat mund të shqyrtohet tërësia e problemit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button