Junker: Nuk kam paragjykime për Qeverinë e re austriake

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker mbrëmë deklaroi se nuk ka paragjykime ndaj Qeverisë së re austriake edhe krahas asaj që në të merr pjesë Partia Nacionaliste e Lirisë së Austrisë (FPI), e cila në të kaluarën ishte e ekspozuar në sanksione nga ana e Bashkimit Evropian.

“Do ta vlerësojmë Qeverinë austriake siç i ndjekim të gjitha qeveritë – sipas veprave të tyre por kjo që është paraparë në programin e tyre njëqind për qind na pëlqen”, deklaroi Junker pas takimit me kancelarin e ri austriak Sebastijan  Kurc.

Kurc ka potencuar se Qeveria dhe shteti i tij do të mbesin me orientim proevropian.

Austria do të kryesojë me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button