Rama: Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim

Shqipëria do ta meritojë plotësisht hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një prononcim për mediat pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Qoftë në takimin kokë më kokë, qoftë dhe në darkën e kryeministrave ka dalë qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit për ta shtyrë këtë proces, bazuar në çka është arritur, sigurisht edhe nga Shqipëria, në rastin konkret”, tha Rama

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është i bindur se Shqipëria vitin që vjen do të marrë së pari rekomandimin e Komisionit dhe të nisë negociatat e anëtarësimit, Rama u shpreh se, “këtë bindje s’mund ta kem, sepse duhet ta kenë të gjitha vendet anëtare dhe Këshilli Evropian”.

Lidhur me zgjedhjen e djeshme të Prokurores së Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku, me mandat të përkohshëm ai  vlerësoi se është e qartë se edhe vendimi në Kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do të shkojë në drejtimin e duhur, dhe se ka një vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button