“Shërbimet e huaja” të PSP-së, hetohet se si është manipuluar raporti për aparaturën e përgjimit

Prokuroria Speciale Publike rastin e parë nga shtatë lëndët e reja që sot i hapi e ka quajtur “Shërbime të huaja”. Siç njoftoi prokurorja Speciale, Fatime Fetai në rastin “Shërbime të huaja” të dyshuar janë dy persona për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”, njofton Portalb.mk.

Fetai njoftoi se njëri nga të dyshuarit është kryerësi kryesor i veprës penale, kurse tjetri është nxitësi i saj. “Shërbimet e huaja” ka të bëjë me blerjen e pajisjeve ilegale për përgjim në Maqedoni.

Sipas rastit “Shërbime të huaja”, më vitin 2014, në tetor dhe dhjetor me kërkesë të njërit nga të dyshuarit, i cili atëherë ka qenë udhëheqës i repartit të teknikës operative në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërmarrja e huaj ka përgatitur raport në të cilën u tha se në territorin e Shkupit, me mjete të tij ka detektuar aktivitete ilegale që lidhen me stacione me baza të dyfishta.

“Raporti në fjalë është dashur të verifikojë tezën se udhëheqësia e atëhershme shtetërore përgjimin ilegal në Maqedoni e kanë bërë shërbime të huaja. Interes për këtë raport ka pasur edhe ndërmarrja e huaj”, tha Fetai.

Më dhjetor të 2014-s, pas në muaji të përgatitjes së raportit, ndërmarrja jashtë ligjit për furnizime publike, nëpërmjet dy të dyshuarit, ka marrë tender për furnizim të aparaturës për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Procedura për këtë furnizim publik është me iniciativë të të dyshuarit të dytë, dhe për pesë ditë e kanë kryer tërë punën. Aparatura është sjellë në maj të 2015-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button