PSP hapi hetim edhe kundër ish-ministrit të Bujqësisë, Lupço Dimovski

Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi hetim edhe kundër ish-ministrit të Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave me emrin “Producent” për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, njofton Portalb.mk.

Siç tha prokurorja Fatime Fetai, ministri në nëntor të vitit 2009 në mënyrë joligjore ka bërë marrëveshje me kompaninë “Smart Centar” me të cilën ka bërë marrëveshje për emisionin televiziv “Bojata na paritë” që është emituar në televizionin “Sitel”.

Ky tender ka kushtuar 50.000 euro, ndërsa në kohën kur është bërë ky tender ministër ishte, Lupço Dimovski.

Prokurorja shpjegoi se ka mundur të bëjë televizioni, por jo edhe ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button