PSP i ka marrë “Shkupi 2014”, “Aktor” dhe “Kosmos”

Lëndët “Shkupi 2014”, “Aktor” dhe “Kosmos”, janë në duar të Prokurorisë Speciale Publike, kumtoi sot prokurorja speciale, Katica Janeva në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

Ajo theksoi se këto lëndë i kanë marrë nga Prokuroria për Krimit të Organizuar dhe Korrupsion. Ashtu siç tha Janeva, për to tanimë PSP ka hapur edhe procedura parahetimore.

Njëkohësisht, Janeva ka kërkuar që të miratohen vendime përkatëse me qëllim që Prokuroria pas skadimit të mandatit në vitin 2020, të funksionojë në korniza të Prokurorisë Themelore Publike që të ndjek korrupsion nga profili i lartë.

“Mandati ligjor i PSP-së nuk është i skaduar dhe për atë jemi të bindur se do të ndërmerren masa për implementimin e strategjisë për reforma në sektorët gjyqësore dhe kjo Prokurori do të veprojë në pajtueshmëri me Kodin Penal dhe ligjin për procedurë penale në funksion të realizimit të misionit për çka është formuar kjo Prokurori”, tha Janeva, duke shtuar se PSP do të ngre akuza të reja deri te gjykata nëse i mundësojnë afatet.

Ajo e përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit për bisedat e përgjuara që të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button