Deputetja e VMRO-së, Boneva ka dorëzuar fletëpagesa të rrejshme për harxhimet rrugore, e dëmtoi buxhetin me 100.000 euro

Prokuroria Speciale Publike (PSP) sot ka hapur hetim me emrin “Drumarina” për harxhimet rrugore të ish-deputetës së VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, njofton Portalb.mk.

Prokurorja Fatime Fetai tha se e dyshuara nga 25 qershori i vitit 2011 deri më 16 dhjetor 2015 te shërbimet e Kuvendit ka dorëzuar llogari të rrejshme për pikpagesa të paguara.

Hetimi i PSP-së ka treguar se Boneva ka pasur edhe banesë në Shkup dhe në atë periudhë ka dorëzuar llogari për pikpagesa për gjithsej 843 udhëtime me veturën e saj.

Boneva ka dorëzuar fletëpagesë të pikpasevave të llojit, për shembull ka udhëtuar në orën 17, ndërsa të njëjtën ditë ka qenë akoma në Kuvend dhe ka votuar në orën 19. Llogaritë e fletëpagesave më shpesh i ka marrë nga taksistët që udhëtonin në relacionin Stranicë-Shkup dhe në të kundërtën.

Gjithashtu PSP-ja ka kryer hetim edhe në numëruesit e rrymës në shtëpitë e ish-deputetës në Strumicë dhe në Shkup dhe sipas tyre ajo shumicën e kohës e ka kaluar në Shkup, që është edhe një dëshmi se një pjesë të kilometrave që e ka treguar ka qenë fiktive.

“Analiza e kryer tregon se nëse udhëtimet do të ishin bërë në mënyrë reale e dyshuara do të bënte 235.928 kilometra, por sipas dëshmive ka kaluar 133.520 kilometra”, tha Fetai.

Sipas hetimit, Boneva e ka dëmtuar buxhetin me 5.973. 802 denarë ose 100.000 euro.

LEXO: Boneva pjesë e skandalit të anëtarëve të KSHZ që për 18 muaj kanë marrë 30 paga  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button