Maqedonia dhe Greqia pa konsesus nacional dhe politik për çështjen e emrit: kërkohet reforma thelbësore në Maqedoni

Ka pothuajse 25 vjet që Maqedonia nuk ka zgjidhur problemin me çështjen e emrit, e cila do të hapte rrugën e anëtarësimit të saj në NATO dhe Bashkimin Evropian, por sipas asaj që u tha sot nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ende nuk është arritur konsesus politik dhe nacional brenda Maqedonisë. Sipas deklaratave të fundit se Maqedonia do të quhet Maqedonia e re” dhe se “në emrin e Maqedonisë nuk duhet të ketë emër Maqedonia“, shihet se konsesus nacional dhe politik nuk është arritur as nga pala greke, shkruan Portalb.mk.

Sipas Dimitrov, mungesa e një konsesusi politik, do të dobësojë pozitën e Maqedonisë.

“Ky problem është që 25 pesë vjet. Ne flasim për gjashtë muaj dhe arritëm të ndryshojmë atmosferën dhe klimën në Maqedoni, gjeneralisht në rajonin dhe në të gjitha shtetet fqinje përfshirë këtu edhe Greqinë. Kjo nuk është çështje e ministrit, kryeministrit apo e tërë Qeverisë së Maqedonisë. Ne kemi hapur debate për çështje të ndjeshme, si emri i aerodromit, që t’i dëshmohet Greqisë se tash na duhet dhënie e dorës. Edhe për Greqinë është i nevojshëm që të ketë një mik i cili do të jetë demokratik, miqësor. Kjo është e mirë edhe për ata dhe për tërë rajonin. Kjo do të varet edhe nga ne, por edhe nga ata. Duhet të ketë vullnet politik nga të dyja anët. Nëse nuk ka konsensus dhe nëse nuk ka harmonizim brendapartiak, pozita jonë do të dobësohet”, tha Dimitrov.

Sa i takon konsensusit nacional në Greqi, Dimitrov nuk dëshiron të komentojë pasi që siç shprehet ai, duhet të punohet fillimisht në arritjen e një konsensusi nacional brenda Maqedonisë.

“Nëse flas hapur do të dëmtojë procesin e zgjidhjes së emrit. Fakt është se brenga jonë parasë gjithash se atë çfarë ne mund ta bëjmë, që është jashtë Greqisë, për atë përgjegjësia që të kemi konsensus nacional, nga ana jonë është prioritet nga ana tjetër është përgjegjësi e tyre”, tha Dimitrov.

Integrimi në NATO: Maqedonia duhet të fokusohet në reforma thelbësore

Në lidhje me çështjen e emrit Maqedoni – Greqi, profesori i Universitetit në Graz të Austrisë, Florian Biber tha se zgjidhja e çështjes së emrit nuk do të arrihet as me presion të Greqisë dhe as me caktime të datave. Sipas Biber, Maqedonia fillimisht duhet të fokusohet në pavarësinë e gjyqësorit, reformimit të administratës dhe arritjes së konsensusit politik.

“A duhet BE-ja ti bëjë presion Greqisë që të zgjidhet çështja e emrit. Kjo nuk funksionon me anë të presionit se thjesht nuk është në strukturën e BE-së të t’i bëhet presion ndonjë shteti anëtar. Shtetet anëtare mund t’i ndihmojnë që të krijohet atmosfera e mirëbesimit mes dy fqinjëve si dy miq. Nëse ndërtohet kjo klima e mirëbesimit, nëse jo për gjashtë muaj, kjo çështje do të duhet të zgjidhet për një vjet. Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO pa e zgjidh çështjen e emrit, se kjo do të paraqiste problem për të. Por një gjë duhet të dihet, se Maqedonia nuk duhet të punojë që të caktojë data se kur do të ndodh anëtarësimi, por të punojë në zhvillimin e  reformave. Fillimisht duhet të punojë të bëhet shtet demokratik, me gjyqësor të pavarur, e më pas të synojë të integrohet në NATO dhe BE”, tha Biber, raporton Portalb.mk.

Përndryshe, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, duke i komentuar ngjarjet e fundit në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, deklaroi se partia e tij Grekë të Pavarur, e cila është partnere më e vogël e koalicionit në Qeverinë e Greqisë, nuk do ta pranojë fjalën “Maqedoni” të qëndrojë në emrin e fqiut verior, publikoi botimi elektronik i “Katimerinit”.

Ndërkaq ditë më parë mediat greke nxorën informata se “Maqedonia do të ketë emër të ri Maqedonia e re”, në lidhje me këtë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka vlerësuar se propozimi që Maqedonia të quhet “Maqedonia e re” është propozim i mediave kurse në takimin e ardhshëm që duhet të bëhet ndërmjet palëve negocuese Greqi – Maqedoni nuk pritet të ketë propozime të reja për emrin e Maqedonisë.

Ndryshe, bisedimet për çështjen e emrit do të vazhdojnë në periudhën pas festave, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Pas ngecjes trevjeçare të martën në Bruksel u mbajtën bisedime midis ndërmjetësuesit të KB-së Metju Nimic dhe përfaqësuesve të Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, në përpjekje që të gjendet zgjidhje për çështjen për emrin e Maqedonisë.

Nimic pas bisedimeve doli me qëndrim se çështja duhet të zgjidhet në vitin 2018, por që “nuk ka zgjidhje magjike për emër të ri që mund të paraqitet nga askund dhe ta zgjidh çështjen”. Ndërmjetësuesi, megjithatë, nuk tha, se nëse në takim ka dalë me propozim të ri. Bisedimet për zgjidhje të problemit me emrin tani marrin dinamikë të re, pasi Nimici deklaroi se gjatë muajve të ardhshëm takimet do të jenë edhe më intensive dhe janë paraparë takime me negociatorët në janar, shkurt dhe mars në Nju-Jork, edhe pse është e mundur të mbahen në territor evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button