Për liderët e rajonit, viti 2018 është kyç për një hap të madh drejt BE-së

Liderët e rajonit e shikojnë vitin 2018 si kyç për një hap të madh të të gjitha vendeve në inkuadrimin drejt BE-së, por edhe për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal me mbështetje maksimale të instrumenteve të BE-së për këtë qëllim, u theksua në takimin e mbrëmshëm të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini në Bruksel.

“Risia më e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor në vitin 2017 ishte paralajmërimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së të kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker. Pikërisht Strategjia dhe përcaktimet e saj kyçe ishin tema kryesore e diskutimit. Në takimet u konstatua se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë në këtë Strategji si në një sinjal të qartë ndaj tyre për perspektivën e tyre evropiane. Secila prej shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të përparojë në rrugën drejt BE-së në bazë të përparimit të cilin e tregon në reformat në rajonet kyçe”, ka shkruar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook pas takimit me Mogerinin.

Заев Могерини неформален

Në darkën e përbashkët të punës me Mogerinin, kryeministri Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media e konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë ndaj realizimit të reformave në gjyqësi, siguri dhe administratë publike, si dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët.  Zaev gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë pret vend të tij në Strategjinë për zgjerim të BE-së e cila do të publikohet në shkurt të vitit 2018, nga e cila pritet të jetë inkluziv, ambicioz, i parashikueshëm dhe inovativ në qasjen e tij.

Risia më e rëndësishme për shtetet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2017 ishte paralajmërimi i Strategjisë për zgjerim të BE-së të kryetari të KE-së Junker. Pikërisht Strategjia dhe përcaktimet e saj kyçe ishte tema kryesore e diskutimit,

Në takimet u konstatua se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shikojnë në Strategjinë për zgjerim të BE-së si në sinjal të qartë drejt tyre për perspektivën e tyre evropiane. Secila prej shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të përparojë në rrugën drejt BE-së në bazë të përparimit i cilin e tregon në reformat në rajonet kyçe.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i theksuan edhe përfitimet nga projektet paralele të cilat i shpejtojnë integrimet evropiane të vendeve të rajonit në kuadër të iniciativës Procesi i Berlinit dhe veçanërisht Samiti në Trieste në korrik të këtij viti, Projektet e dakorduara në këtë samit, veçanërisht në pjesën e lidhjes ekonomike, energjetike dhe infrastrukturore, janë nga rëndësia e veçantë për përafrimin deri te standardet e vendeve nga Ballkani Perëndimor deri te ato të BE-së.

Gjasat për zbatim të suksesshëm të këtyre sukseseve potenciale ekzistojnë, nëse zbatohen reformat nga të cilat priten rezultate, është konkludimi i përbashkët nga darka e punës e kryeministrave të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federika Mogerini në Bruksel.

Ky takim joformal paraqet vazhdim të bisedimeve të përfaqësueses së lartë Mogerini me liderët ballkanikë nga muaji maj i këtij viti, kur ajo gjithashtu, i mblodhi në darkë pune joformale. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button