Lehtë u premtuan miliarda euro për qindra kilometra rrugë të reja

Kemi planifikuar 3 miliard euro për infrastrukturën rrugore. Për 10 vite kemi planifikuar 600 kilometra autostrada, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, 2016, “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 6) data: nëntor 2016]

 

ARSYETIM:

Në programin me të cilin doli në zgjedhje të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) dhe me të cilin e morri mandatin prej qytetarëve, LSDM premtoi se për 10 vite do të ndërtohen 600 kilometra autostradë e reja, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale, me çka janë planifikuar tre miliard euro. Sipas asaj që është premtuar, del se në vit mesatarisht do të investohet 300 milion euro për ndërtimin e 60 kilometrave autostradë, 55 kilometra rrugë magjistrale dhe 100 kilometra rrugë lokale. Në gjashtë muajt e parë të mandatit të kësaj qeverie, e cila u zgjodh gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare (31.05.2017), investime të këtilla nuk ka. Për vitin 2018, përsëri njoftohen investime të reja në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimi i tyre (sipas afateve për realizim) më së paku do të zgjat dy deri në tre vite, gjegjësisht deri në fund të mandatit të kësaj qeverie (2020), ndërsa për disa të tjera edhe më vonë – deri në vitin 2021.

Që do të thotë se, është lajmëruar se këtë vit, por edhe në vitin e ardhshëm, nuk do të ndërtohen kilometra të reja rrugësh (autostrada ose magjistrale), përveç autostradave që kanë filluar para disa viteve, Demir Kapi-Smokvica dhe Milladinovci-Shtip (në kohën e qeverisë së mëparshme të udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së) dhe për të cilat përfundimi njoftohet përgjatë vitit 2018. Kështu që, këtë premtim zgjedhor i socialdemokratëve, pjesë e programit të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 6), i cili është dhënë për periudhë dhjetëvjeçare dhe e tejkalon mandatin e kësaj Qeverie (2017 – 2020), gjë që, poashtu është shumë problematike, e vlerësojmë si jokonsekuent. Më tej, nuk është e qartë se ku në Maqedoni ka hapësirë për ndërtimin e 600 kilometrave të reja autostradë, plus edhe rrugë magjistrale!

Në fillim të dhjetorit (04.12.2017), duke prezantuar propozim-buxhetin për vitin 2018 për Ministrinë për Transport dhe Lidhje, ministri Goran Sugareski përmendi edhe infrastrukturën rrugore me vetëm një fjali në fund të daljes së tij, me ç’rast tha:

Po ashtu, dua të potencoi se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore do të vazhdojmë me ndërtimin dhe rikonstruktimin e rrjetit rrugor në Republikën e Maqedonisë. 

Pasi që përfundoi me prezantimin, Sugarevski, pyetjes gazetareske se çka konkretisht do të ndërtohet në infrastrukturën rrugore vitin e ardhshëm, në fillim sqaroi se kjo planifikohet përmes Programit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, i cili për vitin e ardhshëm (2018) akoma nuk është përgatitur. Nuk është e qartë kur ky program do të ishte i përfunduar, siç nuk është e qartë se çka na pret me përpunimin dhe publikimin e tij, kue dihet se deri në fillim të vitit 2018 ka vetëm 2 javë. Më pas, Sugarevski tha se në infrastrukturën rrugore vazhdon ndërtimi i autostradave dhe theksoi se do të përfundojnë autostradat të cilat tashmë për shumë kohë janë duke u ndërtuar (prej min 7,50 deri në min 10,50 të videos):

Është planinfikuar që në mars të lëshohet autostrada Demir Kapija-Smokvica, deri në fund të shtatorit vitin e ardhshëm do të ndërtohet autostrada Milladinovci-Shtip dhe, më tej, të përgatitet aneksi i marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër në të cilin momentalisht edhe punohet, mendoj se negociatat janë në fazën përfundimtare. 

 (Të rikujtojmë se ndërtimi i autostradave Demir Kapija-Smokvica dhe Milladinovci-Shtip startoi para disa viteve. Në shtator të vitit 2012 filloi ndërtimi i Demir Kapisë-Smokvica dhe duhej që të përfundojë në vitin 2016, ndërsa në shkurt të vitit 2014 u vendos edhe gurthemeli në Shtip-Milladinovci dhe duhej që të përfundojë deri në vitin 2017)

Përndryshe, si një autostradë e re që duhet të fillojë të ndërtohet, Sugareski gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2018, përmendi edhe pjesën e autostradës Shkup-Bllace, e cila është e gjatë rreth 13 kilometra dhe për të cilën tha se do të riprojektohet. Më pas do të vazhdojë procedura e tenderimit dhe diku në fillim të vitit 2019 (ose fundi i vitit 2018) pritet që të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllace.

Me këtë rast Sugarevski tha se me Programin që e ka bërë NP për rrugë shtetërore, do të vërtetohet nëse në vitin 2018 do të fillojë ndërtimi i rrugës Dibër-Tiranë. Ai përmendi vetëm se do të vazhdojë ndërtimi i ekspres rrugëve të filluara dhe do të ketë aktivitet për të reja në varësi të përfundimit të projektit, dokumentacionit dhe tenderit. Gjatë saja, ai theksoi pjesët: Gradsko-Dernovë, Raknovce-Kriva Pallankl, Shtip-Radovish dhe Shtip-Koçan.

Të sqarojmë se ndërtimi i ekspres rrugë Shtip-Koçani, me gjatësi prej 23 kilometrave, filloi në pranverë të vitit 2017, para përfundimit të mandatit të Qeverisë së mëparshme të udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së, dhe siç u tha, duhej të përfundojë para dy viteve, gjegjësisht në pranverën e vitit 2019. Ndërtimi i kësaj rruge është duke u realizuar, por siç kumton ministri Sugareski, ka probleme në raport me shpronësimin e tokës dhe tre vende arkeologjike, por ka të bëj me tejkalimin e këtyre problevmeve dhe shpresojë se do të zgjidhen për kohë të shkurtër. 3 pjesët e tjera të numëruara duhet të fillojnë të ndërtohen prej fillimit.

Për ekspres rrugën prej Shtipit deri në Radovish (e gjatë 23,5 kilometra), Sugareski në nëntor (2017) në konferencë për shtyp njoftoise ndërtimi i saj më së voni do të filloj për një muaj (dhjetor 2017) dhe do të zgjas 3 vite, gjegjësisht do të përfundoj në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021. Në të njëjtën konferencë për shtyp Sugareski informoi se deri në fund të këtij viti (2017) do të filloj edhe ndërtimi i pjesës Gradsko-Drenovë (15 kilometra dhe do të jetë i përfunduar në vitin 2020) dhe se janë para nënshkrimit edhe të marrëveshjes për ndërtimin e fazës së parë të ekspresë rrugë Rankovce-Kriva Pallankë. Përsëri, deri më tani (15.12.2017) nuk ka filluar ndërtimi i asnjërës prej këtyre pjesëve.

Përndryshe, për ekspres rrugën Rankovce-Kriva Pallankë (26 kilometra), Qeveria e mëparshme e udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së nënshkroi marrëveshje për kredit nga Banka Botërore me vlerë 83 milion euro, që në tetor të vitit 2015 u tha se ndërtimi planifikohet të përfundojë për tre vite. Që do të thotë, nëse rruga Rankovce-Kriva Pallankë filloi të ndërtohet në vitin 2018, do të përfundonte më herët në vitin 2021.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, del se premtimi i LSDM-së se për 10 vite do të ndërtojnë 600 kilometra autostrada, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe 1.000 kilometra rrugë lokale”, gjegjësisht në vit: 60 kilometra autostradë, 55 kilometra rrugë magjistrale dhe 100 kilometra rrugë lokale, është shumë ambicioz. Por edhe nën supozimin se deri në fund të mandatit të kësaj Qeveri (2020) të ndërtohen ekspresë rrugët e përmendura Gradsko-Drenovë, Rankovce-Kriva Pallankë, Shtip-Radovish dhe Shtip-Koçan, me gjatësi rreth 90 kilometra, si dhe pjesë të autostradave Shkup-Bllace e gjatë 13 kilometra, (edhe pse në këtë moment ka filluar vetëm ndërtimi i ekspres rrugës Shtip-Koçani) është larg premtimit zgjedhor të socialdemokratëve, i cili sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësit” e vlerësojmë si jokonsekunet. 

Vërejtje: Muajin e kaluar (27.11.2017) u deklarua që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me NP për Rrugët shtetërore ka filluar me realizimin e projektit për rikonstruksion të 12 rrugëve regjionale me gjatësi prej 166. Mjetet për rikonstruksionin të këtyre rrugëve janë siguruar nga Banka Botërore, ndërsa vlera e investimit është 14 milion euro. Opinioni u informua që NP për Rrugët shtetërore tashmë ka nënshkruar marrëveshje me një kompani projektimi për përpunimin e projekteve konceptua dhe këto projekte pritet të mbarojnë për katër muaj. Drejtimet regjionale rrugore nuk janë pjesë e premtimit që është lëndë e analizës sonë, për shkak se në të premtohen ndërtime të autostradave të reja, magjistraleve dhe rrugëve lokale në dhjet vitet e ardhme.

BURIME

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Burimi: Vërtetëmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button