Libri “Stinë dashurie” i autores Sadije Aliti promovohet në Prishtinë

Vepra më e re e autores tetovare Sadije Aliti u promovua në Prishtinë në kuadër të aktivitetit letrar Takimet EsadMekuli organizuar nga Lidja e Shkrimtarëve të Kosovës.Vëllimi poetik “Stinë dashurie”-“ Dobaljubezni”është përkthyer në gjuhën sllovene, në këtë ceremoni të promovimit,para një numri të madh të profesorëve, krijuesve, e adhuruesve të fjalës së shkruar, vlerësim për librin bëri shkrimtari dhe publicisti Bedri Halimi.

Në librin “Stinë dashurie”, paraqitet një laryshi temash, përmes të cilave ajo shpreh mesazhin e fuqishëm artistik. Që në fillim autorja shpreh vuajtjet e brezit të saj, trysninë dhe mosndryshimin e kohës: “qyteti dhe mali, përsëri frymonin me të vjetrën, në melodinë e valëve”. Mbizotëruese në këtë përmbledhje është tema e dashurisë, ku shprehet ndjenja subtile e dashurisë, si në poezitë “Kurorë dashurie”, “Ecje”, “Falma atë buzëqeshje”, “Fustani i jorgovantë” etj.

“Poetja nuk tregohet feministe, ndonëse trajton tema të fatit të femrës. Ajo ngre zërin edhe ndaj vetë sjelljeve joracionale të botës femërore, si në vjershën “Kornizë pikture”, ku personazhi i paprofilizuar mbetet pikturë brenda një kornize për shijim të përkohshëm. Ndjenjën e dashurisë autorja e spikat edhe duke marrë motive popullore, si në vjershën “Mi shkele-Mi shkele”, shkruar në të folmen e Tetovës”-theskoiHalimi.

Autorja nuk e paraqet dashurinë vetëm në aspektin e thjeshtë njëdimensional, por edhe në atë shumëdimensional. Këtu hyn edhe dashuria ndaj nënës me ndjenjën shpirtërore ndaj krijesës së quajtur nënë. Në poezinë “A do t’më falësh nënë” shprehet pendesa për dhembjen shkaktuar nënës dhe ndjesa ndaj saj. Edhe në poezinë “S’të mbaj mëri” shprehet ndjenja e pastër njerëzore karshi sjelljeve joracionale të momentit, duke i lënë derën hapur pendimit dhe ndërgjegjes njerëzore. Kështu, nga njomësia e bjeshkëve të Sharrit shihen plagët e dashurisë mbi fronin mbretëror, duke bërë thirrje që të mos jetë i zbrazët as vendi, as dashuria. Në poezinë “Dëshirë fundviti” shprehën dëshira të ndryshme të njerëzve të ndryshëm, ku dëshira e të sëmurit është vetëm një, kurse dëshirat e të shëndoshit janë shumë. Përmes vargjeve brilante, autorja bën thirrje edhe për ruajtjen e dinjitetit njerëzor, që të mos gjunjëzohet as përmes shkarravinave të fjalëve, as duke lënë punët përgjysmë.

BedriHalimi më tej shtori se:”Poetja kërkon identitetin dhe qëndresën kombëtare në vjershën “Arvanites”, duke thirrur “valvite shaminë e kuqe me gjak shkabe”, duke krahasuar këtë qëndresë me krenarinë e Ali pashë Tepelenës dhe namin e Gjergj ElezAlisë, autorja sfidon aktin e tradhtisë në të gjitha trajtat, duke bërë thirrje për injorimin e saj”.

Pas përkthimeve në disa gjuhë të botës, poezia e Sadije Alitit tani komunikon edhe me lexues e adhurues artistikë nga vende të ndryshme.Për arsye të nivelit të lartë artistik dhe temave që trajton, libri i Sadije Alitit është përkthyer së fundmi edhe në gjuhën sllovene.Poezitë janë përkthyer në sllovenisht nga HasanElshani, Redaktor Rami Kamberi, recensent BakiYmeri, korektore Dr. KajaLenič, lektore prof. dr. VesnaMikolič, lektor BurhanedinIsaku, korrektor Enver Bajrami. Kopertina dhe realizimi kompjuterik, Besim Xhelili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button