Nëse nuk kujdeseni për sytë dëmtoni edhe organe të tjera!

Lodhja dhe skuqja e syve janë ndër simptomat më të shpeshta që ndeshim në jetën e përditshme, si pasojë e përdorimit të smartfonëve, kompjuterave, apo mjeteve të tjera elektronike. Ato mund të shkaktojnë dhimbjen e kokës, apo shikimin e turbullt. Një nga mënyrat për të mirëmbajtur shikimin, është dhe ushtrimi i tyre të cilën jo shumë njerëz e bëjnë.
Ja disa ushtrime për të qetësuar sytë :
1.Mbyillni sytë dhe relaksohuni. Thuhet se errësira na ndihmon në formimin e qelizave të fotoreceptorëve shkopinj dhe kone në sytë tanë, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.
2.Rrotullojeni kokën në lëvizje tërthore duke mbajtur shikimin vetëm drejt. Filloni nga ana e djathtë në të majtë lëvizjet e kokës, pastaj lart-poshtë. Edhe ky ushtrim e rrit qarkullimin e gjakut në sytë tuaj.
3.Mbyllini sytë shumë për 3-5 sekonda dhe pastaj hapini sërish. Këtë përsëriteni shtatë here, pasi ndihmon në relaksimin e muskujve të syve, si dhe në rritjen e qarkullimit të gjakut në sy.
Këto nuk janë te vetmet gjëra që mund të bëni për mirëmbajtjen e shikimit tuaj, por ekzistojnë edhe disa rregulla të tjera, të cilat janë:
Vendosja e disa fetave të kastravecit ose patates në sy dhe mbajtja e tyre përreth 15 minuta. Kastaveci ka veti pastruese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimit të lekurës dhe sidomos të syve. Një metodë tjetër është dhe vendosja e pecetave të lagura me kamomil të ftohtë, të vendosura mbi qepalla. Me këto mënyra ju do ti ndjeni sytë tuaj më të shplodhur.
Përdorimi i syzeve të diellit duhet të fillojë që në fëmijëri. Dëmtimi i indeve okulare nga rrezet ultraviolet, mund të parandalohet duke zvogëluar ekspozimin në rrezatimin diellor.
Gjatë punës në kompjuter është mirë që ta shkëputim shikimin prej tij shpesh herë në orë , përreth një minutë. Sytë duhet t’i rrotullojmë në ambjentin përreth, ose të paktën çdo një orë te bëhet një pushim prej 15 minutash. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button