Kandidati për ministër të shëndetësisë: Nënshkrova për reformat e plenumit të VMRO-së por më kanë gënjyer

Neurokirurgi Venko Filipçe, i cili është kandidati i mundshëm për ministër të shëndetësisë në Qeverinë e Zoran Zaevit, nuk ka mohuar se ka qenë anëtar i pleniumit kundërshar të profesorëve, por thekson se në atë kohë nga një specializant ka qenë i informuar se po nënshkruan iniciativë për gjoja reforma në Fakultetin e Mjekësisë, përcjell Portalb.mk. 

“Më vonë doli se ato ishin informata të rreme për një plenium kundërshtar, që nuk kishte asgjë të përbashkët me informacionet e para. Nuk kam pasur aktivitete, as që kam qenë anëtar i ndonjë plenumi kundershar, e as që jam pajtuar me qëndrime të tilla. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i të gjitha ndryshimeve demokratike që ndodhin dhe duhet të ndodhin në Maqedoni, duke i përfshirë këtu edhe reformat e patjetërsueshme në shëndetësi dhe arsim”- ka theksuar Filipçe në një deklaratë për “Fokus”.

Filipçe është për momëntin këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran zaev. Emir i tij konfirmohet për ministër të ri në shëndetësi, pasi veç më për tre muaj kjo ministri është pa udhëheqës pasi Arben Taravari u zgjodh kryetar i Gostivarit.

LEXO:Zyrtare: Aleanca për Shqiptarët e humb Ministrinë e Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP