Ja e kujt ishte vetura që e nxorën zjarrëfiksit nga lumi Vardar (VIDEO)

Ekipet e zjarrëfikesve në Shkup kanë arritur të nxjerin nga ujrat e lumit Vardar, një veturë e cila kishte rënë në lum.  Bëhet e ditur se vetuar është e aktores së njohur maqedonase Vesna Petrushevska e cila në një prononcim për sakamdakazham.mk, ka thënë se nuk e di se si automjeti i saj është gjendur në lumin Vardar pasi vetura ka qenë e parkuar nën urë derisa ajo ka shkuar për prova teatrale, përcjell Portalb.mk.

“Akoma jam në shok, nuk e di se çfarë ka ndohur. Pasiqë nuk kishte vend në parking, u parova në urë, aty ku zakonisht të gjithë kolegët I lëm veturat. Unë jam shofer për 17 vite me regull e fika veturën, e mbylla dhe shkova në prova. Mund të bëhet fjalë për ndonjë vjedhje. Nuk ka shanse që vetura vetë të jetë nisur drejt Vardarit”- ka thënë Petrushevska.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se deri tek ata vetëm është lajmëruar për një automjet të rënë në lumen Vardar dhe sipas informacioneve të deritanishme nuk ka udhëtar në të.

Ekipet e Brigadës së zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë erdhën në vendngjarje dhe intervenuan me kohë dhe arritën që me sukses të nxjerrin automjetin nga lumi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button