Turqia do ta përfundojë murin me Sirinë deri në pranverë të vitit 2018

Turqia dëshiron ta përfundojë murin e kufirit me Sirinë deri në pranverë të vitit 2018, lajmëruan mediumet turke.

Për momentin ka mur në qarqet turke Gaziantep, Kilis, Mardin, Hataj, Shanlaurfa dhe Sharnak.

Muri deri më tani është i gjatë 781 kilometra, ndërsa gjatësia e plotë është 911 kilometra. Ky është muri i tretë në botë për nga gjatësia. Është më i vogël vetëm se Muri kinez (mbi 9 mijë kilometra) dhe se muri amerikano-meksikan (mbi 1.070 kilometra). Ndërtimi i murit mes Turqisë dhe Sirisë filloi në vitin 2016. Për ndërtimin përdoren blloqe betoni me lartësi prej tre metrave dhe tel me gjemba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button