Kosovë, shpallet vendimi për sulmuesin e Mimoza Kusarit

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tentim-vrasjes së pretenduar ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila dhe të Prenk Radit.
I akuzuari Mikel Qupit është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Gjykata e liroi të pandehurin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj tij”, tha kryetari i trupit gjykues, Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button