Shfuqizohet konkursi për prokurorë publikë

Këshilli Drejtues i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë “Pavel Shatev” e shfuqizoi konkursin për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë.

“Këshilli Drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” në seancën e mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2017 mori vendim për tërheqjen e shpalljes publike të Akademisë për pranimin e 60 dëgjuesve në trajnimin fillestar të kandidatëve për prokurorë publikë, të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nga 30.08.2016 “, theksohet në vendimin e publikuar në faqen e internetit të Akademisë.

Konkursi është shfuqizuar, sepse kundër 41 personave nga kandidatët e paraqitur është ngritur procedurë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vepër penale “falsifikim të dokumenteve” e cila ende është në vijim.

Këto kandidatë kanë konkurruar në konkursin me certifikata të falsifikuara për gjuhën angleze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button