Deskoska: Do të sigurohet qasje në arsim për të gjithë fëmijët duke i përfshirë edhe fëmijët me pengesa

Është formuar grup pune për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm me qëllim të lehtësimit të procesit arsimor dhe qasjes deri te arsimi për të gjithë fëmijët dhe presim që tanimë vitin e ardhshëm ndryshimet ligjore të cilat do të sigurojnë qasje deri te arsimi për të gjithë fëmijët duke i përfshirë edhe fëmijët me pengesa, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.

Deskoska në hapjen e konferencës “Krijimi i shërbimeve inkluzive për fëmijë dhe persona me pengesa” e UNDP-së, tha se Maqedonia si nënshkruese e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me nevoja të posaçme nga viti 2007 u zotua që fëmijët me pengesa të kenë të drejtë dhe mundësi që ta realizojnë të drejtën e arsimit e cila është e përfshirë në Kushtetutë dhe të do të thotë obligim i institucioneve që ta sigurojnë.

“E drejta e arsimit do të thotë e drejtë e të gjithë fëmijëve të qasjes deri te arsimi dhe të përfitojnë dituri që do t’ua hapin rrugën për jetë më të mirë, ndërsa e drejta e barazisë do të thotë e drejtë e të gjithëve që të mos dallohen lidhur me asnjë status. Sipas versionit të punës, planifikohet ridefinim i shkollave speciale të cilat duhet të shndërrohen në qendra të resurseve të cilët do të jenë mbështetje për shkollat. Ndryshimet ligjore do të jenë të bazuara në operacionalizimin e ndalesës për diskriminim”, deklaroi Deskoska.

Theksoi se përveç ndryshimeve ligjore, nevojitet edhe mbështetje institucionale për këta fëmijë, mundësim i qasjes fizike deri te shkollat përmes ndërtimit të barrierave qasëse, tualete, si dhe sigurim të softuerit për lexim të personave me pengesa që, siç tha, do të jenë një nga top prioritetet për vitin e ardhshëm të Ministrisë.

Në kuadër të projektit të UNDP-së janë trajnuar 140 persona nga 18 komuna të cilët do të marrin certifikata për trajnim të kryer për asistent personal që do të mundësojnë që fëmijët me pengesa më të mirë të inkuadrohen në sistemin arsimor në nivel lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button