Kryqit i Kuq i Zvicrës do t’i vizitojë burgjet e Maqedonisë

Sot, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, u takua me delegacionin e Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar i udhëhequr nga Shefi i delegacionit regjional Jelena Stijacic.

“Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i mendimeve në lidhje me vizitat e personave të paraburgosur të cilat janë realizuar deri tani, raportet të cilat janë përgatitur nga vizitat e mëparshme dhe vizitat të cilat do të realizohen vitin e ardhshëm. Stijaçiç theksoi se, Komiteti i Kryqit të Kuq do të vazhdojë të ndihmoj përmirësimin e kushteve në për burgjet e Maqedonisë dhe se së shpejti pritet që të ketë vizitë nga delegatë profesional ndërkombëtar nga Gjeneva. Temë diskutimi ishte gjithashtu edhe përgatitja e një Marrëveshje të re ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministri Saliji theksoi që ky bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar do vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe garantoi mbështetjen e Tij dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button