Pas formimit të qeverisë, mediat e VMRO-së harruan fushatën ndaj “de-sorosoizimit”

Nga marsi deri në qershor 2017 janë publikuar mesatarisht nga 7 artikuj në ditë (76 për qind e përmbajtjeve), ndërsa pas formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, intensiteti i shkrimeve dhe artikujve kushtuar “desorosoizmit” në mënyrë drastike është ulur ( mesatarisht nga dy tekste në ditë), por përndjekja akoma vazhdon, njofton Portalb.mk.

Ky është konkluzioni i OJQ-së Infoqendër që në vazhdimësi i vëzhgon dhe i analizon përmbajtjet e publikuara në media kushtuar temës së “desorosoizmit”, gjegjësisht trysnive të vazhdueshme dhe sulmeve ndaj organizatave civile, Fondacionit për shoqëri të hapur në Maqedoni, Xhorxh Sorosit, USAID-it, ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Xhes Bejli e të tjerë.

Raporti përfshin periudhën mars- nëntor të vitit 2017, ndërsa monitorimi i përfshin lajmet qendrore të televizioneve: “TV 24”, “Tellma”, “Sitel”, “RTVM 1”, “Alsat M”, “Kanal 5” dhe “TV Alfa”; gazetat ditore: “Slloboden peçat”, “Veçer” dhe “Dnevnik” (dhe faqet e tyre të internetit) dhe portalet: “A10n”, “Plusinfo”, “Republika”, “Kurir” dhe “Nova Tv”.

Mediat e afërta me VMRO-DPMNE-së publikuan 80% të numrit të përgjithshëm të teksteve gjegjësisht në mesatare kanë publikuar nga tre artikuj në ditë, ndërsa në katër muajt e parë, kjo mesatare u rrit në gjashtë artikuj në ditë.

Nga to më shumë kanë publikuar: “Republika” (23%), “Kurir” (21%), “Veçer” (12%) dhe “Dnevnik” (9%).

Nga mediat kritike më shumë përmbajtje kanë publikuar: “A1on” (6.5%), “Plusinfo” (4%), “Nova Tv” (3%) dhe “Slloboden pecat” (3%).

Mediat e afërta me VMRO-DPMNE-në së bashku me këtë parti dhe iniciativën kundër sorozoizmit  zhvilluan fushatë të “nxehtë” kundër Xhorxh Sorosit, Fondacionit për shoqëri të hapur në Maqedoni, organizatave civile, aktivistëve, USAID-it, ambasadorit të SHBA-së në vend, Xhes Bejli dhe të tjerë.

Sipas këtyre mediave, armiqtë më të mëdhenj të Maqedonisë janë Xhoxh Sorosi, fondacioni i tyre dhe organizatat civile.

Shumica e artikujve që janë publikuar në mediat e afërta më VMRO-DPMNE-në ishin anonime dhe shpeshherë i njëjti tekst është publikuar në portale dhe gazeta të ndryshme.

Mediat kritike përsëri i publikojnë reagimet dhe demantet e palëve sulmuese, ndërsa rregullisht informojnë edhe për rrjedhën e inspektimeve dhe hetimeve ndaj organizatave civile, të inicuar nga pushteti i mëparshëm.

Untitled

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button