Osmani: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë, do të plotësohen vendet e zbrazura

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se në vijim janë bisedimet për plotësimin e vendeve të zbrazura ministrore dhe se nuk do të ketë rikonstruim më të madh të Qeverisë.

“Mendoj se axhenda kuvendore nuk lejon çfarëdo qoftë shqyrtimi të propozimeve të reja deri më 25 dhjetor, kështu që këto ditë do të shfrytëzohen për konsultime shtesë lidhur me këtë çështje. Të paktën sipas asaj që është biseduar sot, nuk pres të ketë rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, por parimisht plotësim të vendeve të zbrazura pas zgjedhjeve lokale”, theksoi Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik me Republikën Popullore të Kinës.

Kjo deklaratë e Osmanit vje pasi që sot pritet që në Kuvendin e Maqedonisë të jenë emrat e rinj për plotësimin e ministrive të zbrazëta. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, nga Pogradeci ku bashkë me kabinetin qeveritar ishin në mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë. Neurokirurgu Venko Filipçe është propozimi i LSDM-së për Ministër të ri të Shëndetësisë që do pritet të dorëzohet sot në Kuvend.

Zaev,  të premten në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun nga Shqipëria Edi Rama, në lidhje me “sagën” për rikonstruimin e Qeverisë deklaroi se “një gjë të tillë nuk do të ndodhë”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button