SHBA vendosi veto në projekt-rezolutën e KS të KB-së lidhur me Jerusalemin

SHBA-ja vendosi veto mbi projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB-së, me të cilin refuzohet njohja e paradokohshme nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit dhe planet e tij për zhvendosje të Ambasadës amerikane në qytet.

Vetoja e SHBA-së është paralajmëruar nga ambasadorja amerikane në KB Niki Heli, disa orë para votimit.

Së bashku me Britaninë e Madhe, Francën, Rusinë dhe Kinën, SHBA-ja është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të KB-së, me fuqi që të bllokohet rezoluta me përdorim të vetos.

Teksti i përgatitur nga Egjipti e përsëriti qëndrimin e KB-së për Jerusalemin se “të gjithë vendimet që ndryshohen, karakteri, statusi ose përbërja demografike e Qytetit të Shenjtë Jerusalem nuk kanë reagim juridik, janë të pavlefshme dhe duhet të zgjidhen në pajtueshmëri të rezolutave relevante të Këshillit të Sigurimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button