Seanca e parë gjyqësore kundër gjyshit të Tamarës që e gjuajti Todorovin

Gjyshi i Tamarës, Lupço Stojanovski i cili më 1 qershor me armë gjuajti mbi ish ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot për herë të parë do të paraqitet në seancë gjyqësore në Gjykatën Penale në Shkup, njofton Portalb.mk.

Stojanovski nga Velesi ka gjuajtur tre herë në drejtim të Todorovit, por ky i fundit nuk u lëndua.

Nëna e Tamarës, Zhaklina Dimovska e ka dënuar tentimin për vrasje të ish ministrit të Shëndetësisë, Todorov dhe tha se familja e saj janë të revoltuar, por askush nuk mendoi se diçka e tillë mund të ndodh, sepse vrasja nuk është zgjidhje.

Ndryshe, ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov para dorëzimit të funksionit të ministrit u sulmua nga gjyshi i Tamarës nga Velesi. Sulmuesi u arrestua në vendngjarje.

Ndryshe, vogëlushja nëntë vjeçare Tamara Dimovska e cila vuante nga skolioza vdiq me 9 shkurt 2015, pasi disa herë mori përgjigje negative për kurim jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button