Gruevski, Peshevski dhe Janakieski refuzuan t’i dëgjojnë “bombat” e PSP-së

Prokurorja Speciale, Lile Stefanova në seancën për rastin “Traektorja” tha se të akuzuarit në çdo kohë gjatë procedurës parahetimore dhe në procedurë hetimore kanë pasur mundësi të kontrollojnë dëshmitë. Ajo sot në seancë në Gjykatën Penale tha se të akuzuarit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski kanë refuzuar t’i dëgjojnë “bombat”, njofton Portalb.mk.

“Nuk kemi mundësi t’ua japim “bombat” për shkak të kopjimit dhe ndikimit. 315 “bomba” dhe DVD me mesazhe SMS do të duhet të dëgjohen në seancë. Mund t’ua japim vetëm transkriptin, por jo edhe materialet audio”, tha prokurorja Lile Stefanovska.

Seanca u ndërpre pas një ore. Në seancë ishin të pranishëm Nikolla Gruevski i cili erdhi me 15 minuta vonesë, Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski. Diskutimi kryesor për këtë lëndë ende nuk ka filluar. Paraprakish, Këshilli Gjyqësor pesëanëtarësh ka refuzuar kërkesën e avokatit të Gruevskit që seancën e sotme të shtyhet për shkak se nuk ka pasur kushte për incizim audio-vizuale të seancës që lidhet me sistemin AKMIS.

Në rastin “Trajektorja” PSP i ndjek Nikolla Gruevskin, ish-zëvendëskryeministrin, Vlladimir Peshevski, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieskin dhe ish-drejtorin e Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgieskin.

Në këtë rast të katërtit dyshohen se në pjesën e dytë të vitit 2012 dhe 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Miladinovc- Shtip dhe Tetovë-Ohër ku e kanë dëmtuar buxhetin prej 155 milionë e 117 mijë euro dhe me këtë shumë të parave i kanë mundësuar kompanisë kontraktore të fitojë pasuri.

LEXO: Lista e gjykimeve që do të mbahen në ditët në vijim për ish-funksionarët e VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button