Zyrtare: Aleanca për Shqiptarët e humb Ministrinë e Shëndetësisë

“Venko Filipçe është propozimi nga radhët e LSDM-së për ministër të ri të Shëndetësisë që do të dorëzohet në Kuvend”, kështu deklarojnë nga Qeveria për Portalb.mk, në lidhje me zëvendësimin e vendit të zbrazur të Shëndetësisë, prej kur Arben Taravari u bë kryetar i Gostivarit, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria gjithashtu për Portalb.mk, konfirmojnë se Ziadin Selës i është ofruar një vend zëvendësministri në Qeveri në këmbim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe po pritet përgjigje nga ai.

Në lidhje me atë se kur do të dorëzohen emrat në Kuvend, nga Qeveria për Portalb.mk, thonë se presin  që të marrin përgjigje nga Sela, si dhe nga PEPR dhe BDI, të cilët duhet të propozojnë dy ministra pa resor që më pas t’i dorëzojnë të njëjtat si pako në Kuvend.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se në vijim janë bisedimet për plotësimin e vendeve të zbrazura ministrore dhe se nuk do të ketë rikonstruim më të madh të Qeverisë.

“Mendoj se axhenda kuvendore nuk lejon çfarëdo qoftë shqyrtimi të propozimeve të reja deri më 25 dhjetor, kështu që këto ditë do të shfrytëzohen për konsultime shtesë lidhur me këtë çështje. Të paktën sipas asaj që është biseduar sot, nuk pres të ketë rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, por parimisht plotësim të vendeve të zbrazura pas zgjedhjeve lokale”, theksoi Osmani.

Portalb.mk, ka tentuar disa herë që të kontaktojë me Aleancën për Shqiptarët, për ta komentuar këtë ështje, por të njëjtët janë të pakapshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button