Analizë: Revizorët kanë hyrë në Arkivin Shtetëror

Si ka punuar Arkivi Shtetërorë, pagesa e kompensimeve, sistemimi i të punësuarve, evidentim i librave, të ardhurat dhe harxhimet përfshirë me 31 dhjetorin e vitit të kaluar – shumë çështje lidhur me punën e këtij institucioni shtetëror janë të përfshirë në raportin e ri revizor me të cilën janë të përfshira dy llogari nga Buxheti Themelor i Arkivit Shtetëror. Në raport thuhet se është e përfshirë periudha në të cilën si drejtor ka qenë Filip Petrovski, gjegjësisht sipas revizorit, raportet e financave janë përgjegjësi e udhëheqësisë së Arkivit Shtetëror të përfaqësuar nga Filip Petrovski që nga 20.10.2015. Revizori njofton se nga ana e personit përgjegjës nuk janë marrë vërejtje në lidhje me draft-raportin, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Periudhë të gjatë nuk ka evidentim të fondit të librave

Mospërputhje më të mëdha ka pasur gjatë evidentimit, gjegjësisht në pjesën e librave me të cilat ka disponon Arkivi Shtetëror. Kështu, sipas gjetjeve të revizionit shtetëror, libra me vlerë prej afërsisht 32.000 janë “çregjistruar” me arsyetimin se janë shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore.

“Me kryerjen e evidentimit të librave në depon për vitin 2014, është kryer evidentimi i librave me vlerë prej 1.949.000 denarë (32.000 euro) për arsye që fondi i librave është shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore, duke mos miratuar më pas akt nga ana e drejtorit për veprim me fondin e çregjistruar të librave”, thonë nga revizori.

Njëkohësisht, një periudhë të gjatë, nuk është bërë evidentimi i librave në bibliotekë.

“Arkivi Shtetëror ka kryer evidentim të librave në bibliotekën përfshirë me gjendjen e 31.12.2011. Kjo gjendje nuk është në pajtueshmëri me nenin 29 nga Rregullorja për Kontabilitet për Buxhetin dhe Shfrytëzuesit Buxhetor, sipas së cilës, shfrytëzuesit buxhetor të cilët kryejnë veprimtari në fushën e bibliotekës mund të kryejnë evidentim në afatin jo më të gjatë se 5 vjet”, thuhet në raportin revizor.

Si janë paguar kompensimet dhe si janë shfrytëzuar veturat zyrtare?

Mospërputhje më të mëdha, revizori ka konstatuar në pjesën e organizimit, gjegjësisht sistematizimit të të punësuarve. Në fakt, me vonesë prej një vitit dhe nëntë muaj, është miratuar Rregullorja me të cilën është kryer harmonizimi i aktit për sistematizim të vendeve të punës sipas dispozitave ligjore.

“Aktet për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës nuk janë regjistruar në afatin e caktuar ligjor. Në akt për sistematizim të vendeve të punës, në një pjesë të njësive organizative nuk janë paraparë të gjitha nivelet e vendeve të punës të zyrtarëve administrativ”, nënvizon revizori dhe plotësisht thotë se edhe me rregullore, në pjesën e njësive organizative nuk janë paraparë të gjitha nivelet e vendeve të punës të zyrtarëve administrativ.

“Kjo gjendje ka ndikuar në procedurën për avancim të zyrtarëve administrativ e cila ka për qëllim që t’u mundësojë avancim në karrierë, që nuk është në pajtueshmëri me nenin 48 nga ligji për zyrtarët administrativ”, konstaton revizioni shtetëror.

Pagesa e kompensimeve për jashtë orarit të punës, sipas revizorit është problematike. Në fakt, duke u thirrur në dispozitat ligjore, revizioni rikujton se në kësi rasti, i punësuari duhet të marrë orë të lira, gjegjësisht ditë, aq sa është angazhuar plotësisht. Nëse nuk plotësohet kjo, atëherë duhet që t’i paguhet shtesë në rrogë me vlerë prej 35% nga vlera e rrogës bazë, të llogaritur me orë.

“Gjatë pagesës së kompensimeve për punë jashtë orarit të punës nuk janë siguruar dokumente me të cilat konstatohet se zyrtarët administrativ janë angazhuar që të punojnë jashtë orarit të punës, por as nuk është dorëzuar njoftim deri te inspektori shtetëror i punës, për angazhim jashtë orarit të punës me status të personelit ndihmë-teknik”, notohet në raportin e revizorit shtetëror, transmeton Portalb.mk.

Sipas së njëjtës “nuk është mundësuar që orët e punuara jashtë orarit të punës të zëvendësohen me ditë të lira të cilët të punësuarit është dashur t’i shfrytëzojnë deri në fund të muajit të kaluar, pasi që të njëjtit janë paguar me rrogë për muajin në të cilën kanë punuar. Gjithashtu, shtesa për punën jashtë orarit të punës nuk është llogaritur sipas nenin 92 paragrafi 7 i ligjit për zyrtar administrativ, gjegjësisht puna jashtë orarit të punës është paguar për çdo orë të kaluar dhe i njëjti nuk është rritur për 35% nga vlera e rrogës bazë, të llogaritur për një orë”.

Revizori ka konstatuar se janë paguar kompensime për të punësuarit në pozita të larta të cilët nuk kanë qenë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore.

“Janë llogaritur dhe paguar kompensime të harxhimeve për udhëtim të zëvendësdrejtorit dhe personave të punësuar në sektorët e zonave, për të cilët nuk janë të parapara në dispozitat ligjore”, thuhet në revizor.

Sipas tyre “gjatë vitit 2016, drejtori i Arkivit Shtetëror ka miratuar vendim për shfrytëzimin e veturës së tij për qëllime personale të zëvendësdrejtorit për transport prej dhe deri në vendin e punës, që nuk është në pajtueshmëri me dispozitat e rregullativës ligjore”.

Pronar i ri pa fletë-pronësi

Me kontrollin në raportet financiare të Arkivit Shtetëror, revizori ka zbardhur se ky institucion disponon me objekte ndërtimtare me vlerë prej 2.1 milion euro. Me vendim të Qeverisë në vitin 2015, Arkivi Shtetëror ka marrë për shfrytëzim të përhershëm objekt të ri i cili është në pjesën qendrore të institucionit. Deri në ditën e revizionit Arkivi Shtetëror nuk ka ndërmarrë aktivitete për përftimin e të drejtës së pronësisë së ndërtesës.

“Arkivi Shtetëror nuk disponon me fletë-pronësi për objektin në të cilin është e vendosur selia. Nuk është kryer regjistrimi i objekteve ndërtimtare në të cilën janë të vendosura sektorët e zonave në Tetovë dhe Strumicë, për të cilat Arkivi Shtetëror disponon me fletë-pronësi”, thuhet në revizion.

Në draft-raportin e revizionit, personi përgjegjës i Arkivit Shtetëror nuk ka dorëzuar përgjigje. Revizioni, përveç vërejtjeve ka dhënë rekomandime, kryesisht për harmonizimin me rregullativën ligjore, por edhe respektim dhe zbatim të ekzistueses.

One thought on “Analizë: Revizorët kanë hyrë në Arkivin Shtetëror

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP